Kapen në Greqi 320 kg kokainë në kontejner me karkaleca që vinte nga Amerika Latine, droga kishte destinacion Shqipërinë

Gjithsej 320 kilogramë kokainë brenda dy kontejnerëve që transportonin karkaleca nga Amerika Latine janë gjetur nga oficerët e portit në portin e Pireut.

Sipas SKAI destinacioni final ishte Shqipëria, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.

Policia ka arrestuar, konkretisht një person nga Shqipëria i cili ishte i arratisur që prej vitit 2017. Ai ishte i përfshirë në një rast tjetër droge pasi u arrestua për prodhimin e pilulave kaptagon të cilat njihen si droga xhihadiste.

Artikulli paraprakBasha: Rinia zemra e projektit tonë, programi i PD, ndal emigrimin
Artikulli tjetërSkandali me mikrokreditë/ Arbi Agalliu: Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtuar 103 mijë qytetarë! SPAK të çojë deri në fund këtë skemë gjigande mashtrimi