Kamikazët kundër reformës zgjedhore si “viagra” për të ngritur moralin e rilindasve

Nga Red VARAKU

Indiferenca dhe ftohtësia e kancelarive perëndimore dhe e opozitës së bashkuar ndaj kërcënimeve të Ramës, se ai mund të tentojë të ndryshojë Kushtetutën, e ka shtyrë këtë të fundit drejt një gjesti sa idiot, aq edhe qesharak.

Ai ka mbledhur një tufë renegatësh me shpresë se do të kërcënojë Perëndimin dhe opozitën, për t’i bindur të gjithë se ai e ka seriozisht këtë punën e ndryshimit të Kushtetutës.

Fatmirësisht, deri tani askush nuk e ka marrë seriozisht këtë nismë të dëshpëruar, sepse dihet që Reforma Zgjedhore ka firmën e Parlamentit Europian dhe vulën e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Por, kanë marrë seriozisht kurajon e këtyre derdimenëve për t’iu kundërvënë një dakortësie të arritur në ambasadën e Shtetit më të fortë të globit, i cili më pas mori dhe bekimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Ndaj, si asnjëherë tjetër SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë bërë deklarata të ashpra në drejtim të këtij njeriu nisur nga nivelet më të larta Parlamenti Europian dhe Sekretari Amerikan i Shtetit. Kjo jo dhe aq për Ramën se sa për naivët, që akoma i shkojnë pas.

Në këtë pikë janë marrë seriozisht dhe do të merren seriozisht, përderisa Perëndimi ka pjesën e vet të fajit, që ia vari ujkut “mëlçitë në qafë”.

Më tutje, sidomos për ndryshimet në Kushtetutë , jo vetëm që nuk i merr askush seriozisht, por shumica e aktorëve të kësaj historie , janë kthyer në personazhe barcaletash, me të cilët nuk ia vlen të shpenzosh asnjë rresht.

E kuptoni sa qesharake është ideja që një tufë dështakësh dhe teveqelësh të diskretituar mund të mbajnë peng Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt ëndrrës perëndimore?

Në këtë kuptim nuk ia vlen të shpenzohet asnjë sekondë qoftë edhe për të sqaruar opinionin publik.

Edi Rama është i lirë të bëjë ç’të dojë deri në datën kur Reforma do të shkojë në parlament.

Ai me teveqelët e tij mund të provokojë dhe kriza për zgjedhje të parakohshme. Askush nuk duhet të emocionohet nga vendimet e tij politike deri atë ditë.

Ai mund ta përdorë këtë si strategji për të mbajtur të motivuar edhe ata pak qorra që akoma nuk e kanë kuptuar që ky ka marrë fund.

Ai është i lirë po ashtu t’i përdorë këta kamikazë si “Viagra” që ia ngrenë lart moralin , jo vetëm atij, por edhe pjesës tjetër të lodhur nga mashtrimet e tij.

Por, merreni me qetësi! Tashmë axhendën e tranzicionit të pushtetit në Shqipëri e kanë ndërkombëtarët dhe askush nuk mund ta ndalë dot atë. Reforma zgjedhore do të miratohet fiks në ditën dhe datën që e kanë përcaktuar ata.

Rama thjesht kërkon të sillet sikur është akoma kryeministër dhe ka akoma gjëra në dorë. Fundja, nuk ka ç’bën! Ai duhet të mbajë lart moralin e mbështetësve të tij dhe vetëm me taktika të tilla mund t’ia arrijë deri sa të formalizohet largimi i tij.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta papritur profesori, ishte “mjeshtër” i analizave të ADN
Artikulli tjetërRritet përsëri numri i të prekurve me Covid-19, situatë e rëndë në spitalin Infektiv