Kafeja, konsumimi i saj kuron një sërë sëmundjesh

Kafeja, konsumimi i saj kuron diabetin, tensionin. Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te fëmijët, sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulçer në stomak. “Kafeja, thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, ju bën mirë po ashtu edhe fëmijëve. Kafeja mund të të lehtësojë dhembjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë nga ulçera në stomak, zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet, dhembjet e kokës, mëlçinë, cerozën, gurët në veshka, astmën, etj. Ndërsa aroma e kafesë të sapobërë vërtitet çdo mëngjes në mijëra sheshe, lajmet janë të mira për miliona e miliona njerëz nëpër botë, sigurisht edhe për ne shqiptarët, që kafen e kemi bërë pijen më të preferuar të mëngjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive për shëndetin, asnjëherë nuk duhet tepruar me të. Nëse kafeja merret në doza të larta, ajo mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin, duke u bërë shkak për sëmundje të ndryshme.

Kuron diabetin
Kafeja ndihmon në shmangien e diabetit të tipit 2 dhe ndihmon në parandalimin e disa llojeve të kancerit. Të mirat dhe rreziqet e kafes janë diskutuar gjatë një takimi shkencor në Uashington DC. “Imazhi i kafes nuk është gjithnjë pozitiv. Edhe pse konsiderohet ushqim i shëndetshëm, nuk po iu kërkojmë njerëzve që nuk e pinë, të pinë kafe vetëm për shëndetin”, thotë Dr. Rob van Dam nga ky universitet. Doktor Lenore Arab paraqiti raportin e 400 studimeve të konsumimit të kafes dhe rreziqeve të kancerit. Ai pohon se pija mbron nga disa tipe kanceri të shtyllës kurrizore, si dhe kanceri i zorrës së trashë dhe i mëlçisë, duke zvogëluar sasinë e kolesterolit, acidit dhe sekrecioneve në shtyllën kurrizore, përshpejton kalimin e përbërësve në shtyllën kurrizore. Ndër të këqijat mund të përmendim rreziqet e leuçemisë dhe kancerit të stomakut, por rasti i leuçemisë është më i shpeshtë. Studimet tregojnë se disa njerëz mund të jenë të cenueshëm ndaj këtyre rreziqeve, për shembull, gratë shtatzëna dhe nënat duhet ta kufizojnë konsumimin e kafes. Parandalimi i diabetit nga përbërësit e kafes është raportuar për herë të parë në vitin 2002. Pas analizimit të të dhënave tek 126 mijë njerëz, shkencëtarët e Harvardit dolën në përfundimin se pirja e tri filxhanëve kafeje në ditë ul rrezikun e prekjes nga diabeti.

Gjashtë filxhanë kafeje apo më shumë ul 54 për qind rrezikun tek burrat dhe 30 për qind tek gratë. Në ditët e sotme, ky fakt sa vjen e përforcohet. Studimet po kryhen për të zbuluar se cili nga “qindra e mijëra” përbërësit e kafes është përgjegjës për këto efekte. Me siguri nuk është kafeina, duke qenë se dekafeina dhe kafja e zakonshme kanë efekte të ngjashme për zvogëlimin e diabetit. Kandidati i parë ndër këta përbërës është acidi klorogjenik, një antioksidant që ngadalëson thithjen e glukozës nga zorrët. Një studim amerikan zbuloi se kafja është burimi numër një i antioksidantëve në botë, pasi ka një përbërës të rëndësishëm që e mbron trupin nga sëmundjet. Antioksidantët janë ushtria që mbron trupin nga radikalët toksikë që shkaktojnë sëmundjet, të cilët hynë në trup nga thithja e oksigjenit dhe ngrënia e sheqerit. Antioksidanët ndihmojnë në mënjanimin e kancerit, sëmundjes së zemrës, diabetit dhe infarktit. Studimi e renditi çajin e zi si burimi i dytë i antioksidantëve, ndërsa bananet mbajnë vendin e tretë. “Antioksidantët prodhohen nga bimët, ashtu si kafja dhe bimët në përgjithësi janë të mira për shëndetin”, thotë Vinson, profesori që kryen studimet prej 10 vitesh. Përveç pirjes së një kafeje në ditë, specialisti rekomandon dhe pirjen e çajit dhe të verës së kuqe (me masë). Me pak fjalë, kërkimet tregojnë se kafja është më e shëndetshme se sa e rrezikshme. Për pjesën më të madhe të njerëzve, efektet negative prej saj vijnë sepse pijnë shumë.

Kafeja s’të largon gjumin
Kafeja ekspres ose e mëngjesit nuk bën zgjimin “ose hapjen e syrit” sipas një studimi të studiuesve të Universitetit të Bristolit. Sipas ekspertëve, kafeina lehtëson simptomat e mbylljes në vetvete ose të izolimit që krijohen gjatë natës, por nuk i bën njerëzit më vigjilentë ose më aktivë se normalja. Studimi i prezantuar në konferencën e Fondacionit të Ushqyerjes në Britani tregoi se vetëm njerëzit që kanë lënë kafen prej kohësh mund të provojnë një ndryshim në vetvete nga kafeina. Por Shoqata britanike e Kafes shprehet se ata që pinë rregullisht kafe mund të ndiejnë më shumë efektin e kafeinës.

Artikulli paraprakPD: Familja Rama në trafikun e kokainës
Artikulli tjetërJanë çmendur, taksë prone edhe lopëve për kasollet ku rrinë