Kaçe mendon rinovimin me PAOK

Ergys Kaçe cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në radhët e PAOK-ut dhe sipas mediave greke, ai është një nga lojtarët që mbetet në qendër të projektit të klubit edhe për vitet e ardhshme. Sipas mediave të vendit fqinjë, 23-vjeçari i lindur në Korçë, Kaçe është një xhol për mesfushën e trajnerit Vladimir Iviç, i cili do t’i besojë çelësat e mesfushës në ndeshjen vendimtare të turit të tretë paraeliminator të UEFA Champions League. Kaçe nuk është grumbuluar ende me skuadrën për fazën përgatitore në Holandë, por pas pushimeve ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit për të nisur punën. Mediat greke bëjnë me dije se klubi ka gati edhe një kontratë të re për mesfushorin, i cili po planifikon të hedhë firmën për të zgjatur bashkëpunimin me klubin ku u rrit profesionalisht.
Palët janë shumë pranë dhe PAOK kërkon që ta blindojë talentin shqiptar. Agjenti i lojtarit dhe PAOK do të bisedojnë për të ardhmen gjatë ditëve të ardhshme dhe presidenti i klubit është gati t’i plotësojë kërkesat financiare për ta larguar nga merkatoja, ku Kaçe vazhdon të ketë kërkesa. Kontrata aktuale e mesfushorit kuqezi me klubin nga Selaniku skadon në vitin 2017 dhe në rast se palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë sezonin e ardhshëm ai mund të largohet me parametra zero.

Artikulli paraprakKushtetuesja rrëzon qeverinë për pagesat e profesioneve të lira
Artikulli tjetërKosovë, plani për zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi