Kaçaku i Taulant Ballës thyen derën dhe futet në bashkinë e Prrenjasit nën mbrojtjen e policisë

Ashtu si në Devoll, edhe në Përrenjas, kryetari i ri i bashkisë i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit, ka pritur kaçakshe të ikë kryetarja legjitime e bashkisë, Miranda Rira, që të thyejë derën për tu futur në bashki.

Nuri Belba ka hapur derën me kaçavidë dhe është futur në Bashki pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Dera është hapur me sende të forta nga simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë përdorur mjete rrethanore, sepse asnjëri prej tyre nuk e dispononte çelsin.

Belba si ‘kaçaku i ferrës’ që pret te pragu i derës, në fjalën e tij është shprehur se të hënën do të vijojë punën normalisht

Ndërkohë që tashmë pritet edhe reagimi i kryetares së Bashkisë, Miranda Rira.

Ja si u dhunua dhe u uzurpua bashkia e Përrenjasit nga kryetari imagjinar dhe dallkauk’

Paraditen e sotme në ambientet e gjimnazit të Përrenjasit u konstituua këshilli i ri bashkiak dhe u betua Kryetari Nuri Belba i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Belba, ish-deputet i PS në legjislaturën në vazhdim, bëri betimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme këtë bashki të drejtuar gjatë katër viteve të fundit nga Miranda Rira e LSI.

Por betimi i kryebashkiakut të ri u shoqërua më pas me dhunimin e godinës së institucionit në fjalë.

Persona të paatorizuar, nën monitorimin e Policisë së Shtetit, dhunuan dhe uzurpuan bashkinë.

Denoncimin, përmes fotosh dhe videove e bën sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit

Rilindja nepermjet nje Kryetari Bashkie imagjinar dhe dallkauk ne Prrenjas dhunon dhe uzurpon institucionin e Bashkise Prrenjas. Ne prezence te Policise se Shtetit, persona te pa autorizuar kane dhunuar dhe uzurpuar Bashkine e Prrenjasit duke sjelle modelin e vertet te Rilindjes dhe Edi Rames: uzurpo, dhuno dhe shkaterro.

Kryetari dallkauk dhe Keshilli imagjinar nuk perfaqesojne qytetaret e Prrenjasit sepse kane dale nga nje proçes fars dhe monist. Pergjegjesia do te bjere mbi kedo qe dhunon dhe uzurpon instuticionet shtetore.

auto eraim1564765000

Artikulli paraprakBasha i vendosur: Shumë shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale
Artikulli tjetërPërplasje me armë në lokal, dy të plagosur rëndë në Elbasan