Juventusi kërkon mesfushorin Sisoko

Juventusi mund të bëjë edhe një goditje tjetër në mesfushë. “Tuttosport”, e cila njihet si gazetë pranë klubit bardhezi shkruan se Moussa Sissoko është lojtari që mund të zbarkojë në ditën e fundit të merkatos së verës. Mesfushori francez nuk është zgjedhje e parë e Pochettinos te Tottenham dhe mund të pranojë oferta për lojtarin edhe pse Juventusi nuk ka nevojë emergjente për një goditje të tillë, por mund të realizohet vetëm sipas kërkesave të Juventusit.
Igli Tare bën një superoperacion për Lazion në merkato. Mbrojtësi Wesley Hoedt transferohet në radhët e Southampton në Premier League, duke mbushur arkën e Lazios me 17 mln euro, duke përfshirë edhe bonuset dhe të gjitha përfshihen si bilanc pozitiv, pasi lojtari u mor me parametër zero nga AZ Alkmaar. Tashmë klubi ka nisur kërkimet për ta zëvendësuar dhe kandidati kryesor është Gabriel Paletta i Milanit.
E ardhmja e Mbaye Niang te Milani është në fije të perit. Prej ditësh, Spartaku i Moskës ka bërë një ofertë prej 20 mln euro e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit, por lojtari francez nuk pranon, pasi po pret Torinon. Eshtë Sinisa Mihajloviç ai që insiston për të arritur një marrëveshje mes Torinos dhe Milanit, por palët janë ende larg. Klubi granata ofron huazimin me të drejtë blerjeje 12 mln euro, ndërsa Milani dëshiron ta shesë përfundimisht lojtarin për të mbushur edhe arkën.
Andrea Ranocchia është mes emrave që do të largohen nga Interi deri më 31 gusht dhe mbrojtësi ka si prioritet rikthimin në Premier Legaue. Burnley dhe Watford ndjekin lojtarin italian, por së fundmi është shfaqur galatasaray që ka nisur bisedimet paraprake me 29-vjeçarin. Ekipi turk është interesuar edhe më parë për mbrojtësin, por ky mund të jetë momenti i duhur për transferimin ndoshta me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
Piotr Zielinski nuk e sheh të ardhmen e tij larg Napoli-t. Mesfushori Polak, i kërkuar edhe nga Liverpool, tha se nuk e mendon largimin nga të kaltërit, pasi ndihet shumë i lumtur në “San Paolo”. Zielinski foli edhe për Marek Hamsik, duke theksuar se është një shembull për të gjithë në dhomat e zhveshjes.
Spartak Moscow është në pritje të përgjigjes së M’Baye Niang. Sulmuesi francez nuk është i bindur nga destinacioni dhe pas akordit të gjetur mes Milanit dhe klubit rus, lojtari ka bllokuar gjithçka. Megjithatë mësohet se Spartak ka përmirësuar ofertën për 22-vjeçarin dhe rusët tashmë presin përgjigje pozitive.

Artikulli paraprakTrump në Arizona, ku fitoi pa McCain
Artikulli tjetërMilani rikthehet fuqishëm në Serinë A