Juventus përgatitet për të shitur dy sulmues këtë verë

Gjiganti i Serie A, Juventus janë duke shikuar mundësitë që të largojnë dy sulmues nga skuadra e tyre, e këta janë Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain.

Roma është lidhur me një largim të Higuain, i cili nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit në klub.

Juventusi po vazhdon që ta sheh sa është serioze Roma për  blerjen e argjentinasit. Paulo Fonseca e sheh Higuain si zgjidhje të parë për sulmin e tij dhe po përpiqet të nënshkruaj me sulmuesin, ka shkruar sot Gazzeta dello Sport. Mandzukic është po ashtu në treg pavarësisht se nuk ka ndonjë ofertë konkretë për sulmuesin për momentin, por ai është lidhur me një kalim në Bundesligë, me Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin që janë të interesuar për shërbimet e tij.

Artikulli paraprakKontrata me artistët, opozita angazhohet për buxhetin më të lartë për artin në rajon
Artikulli tjetërPublikohet videoja: Ja si Rama duke përdorur ushtarët-deputetë të tij po tenton të gllabërojë tokën e shqiptarëve