Juventus humb durimin me Suarez

Juventusi po e humb durimin me Luis Suarezin, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me Barcelonën për shkëputjen e kontratës dhe ka mundësi të qëndrojë në Camp Nou në fund të fundit.

Kalimi i sulmuesit uruguaian në Allianz Stadium është goxha i koklavitur dhe trajneri i Juves, Andrea Pirlo, e ka ripërsëritur se e dëshiron një sulmues sa më shpejt që është e mundur.

Thuhet se trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, i ka bërë tashmë planet për Barçën e tij pa 33-vjeçarin.

Megjithatë, paga e tij mund të jetë problem dhe mund të bëjë Suarezin të qëndrojë.

Suarezi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit të ardhshëm dhe e nëse i zhvillon 60% të ndeshjeve gjatë këtij sezoni, atëherë marrëveshja e tij do të zgjatet për një vit tjetër automatikisht.

Të dy palët shpresojnë ta ndërpresin kontratën dhe t’i ndajnë rrugët, por sipas mediave spanjolle Suarezi po e kërkon pagën e plotë për këtë sezon në mënyrë që ta ndërpresë kontratën.

Por, sipas mediave italiane, Juventusi ka nisur ta humbë durimin me Suarezin, i cili po ashtu duhet ta fitojë edhe pasaportën italiane.

Artikulli paraprakTjetër përballje, Rama ligj për t’i hequr kompetencat Presidentit dhe për të kapur çdo institucion
Artikulli tjetërBerlusconi do të kishte rrezikuar jetën nëse Covid-19 do ta kishte kapur në mars