Një borë e madhe e ka detyruar Juventusin dhe Atalantën që të kthehen në dhomat e zhveshjeve (dhe rrjedhimisht në shtëpi). Rreziku për sigurinë e lojtarëve në fushë është shumë i lartë, në një tapet të zbardhur tërësisht nga dëbora e rënë në Torino. Ironikisht, gjysmë ore pas fillimit hipotetik të ndeshjes (18:30), dëbora ndaloi të binte. Megjithatë, tashmë ishte tepër vonë. Në këtë pikë, ajo që ndikon më shumë te tifozët është data e luajtjes së kësaj sfide, e rëndësishme për luftën e “Scudetto”. Liga e Seria A është sqaruar me këtë deklaratë: “Liga do të rregullojë në ditët e ardhshme datën e ndeshjes Juventus-Atalanta, e cila do të luhet të martën, 13 mars, ose të mërkurën, 14 mars”. Dy ditë në lojë, pra, edhe pse, sidomos në rastin e Juventusit, do të thotë të bëjë zgjedhje të rëndësishme. Ekziston edhe një hipotezë e katërt, që Liga ta shtyjë vendimin për më 8 mars, pas ndeshjes së bardhezinjve kundër Tottenhamit. Nëse ata nuk arrijnë në çerekfinale të Champions-it, atëherë do të përpiqet që ndeshja e ditës së djeshme, e shtyrë për shkak të dëborës, të luhet në prill.
Kryesore
Continue to the categoryNjë Parti Demokratike Euroatlantike është zgjidhja
Nga Eriselda Zotaj Çelaj
Nuk ka më kohë!
Na duhet kurajo, guxim e dinamizëm për tu përballur me ujqërit e vjetër të ish sigurimit të shtetit...