Jo restaurimit të diktaturës komuniste!

Rama dhe Veliaj nuk ndalen në përpjekjet e tyre kriminale për të restauruar te plote diktaturën komuniste.

Sot tek zona qe mban emrin e terroristit komunist Vasil Shanto në Tiranë ne kuadër te fushatës elektorale ,punonjës te bashkisë Tirane nen kujdesin e policisë bashkiake restaurojnë simbolet e komunizmit.

Pak dite me parë Rama e Veliaj përuruan nisjen e punimeve për ri jetësimin e piramidës se diktatorit komunist Enver Hoxha ne Tirane.

Revanshi i qeverise neokomuniste te Edi Ramës për restaurimin e komunizmit nuk tashme është një realitet dhe shfaqe publike. Pas mbushjes se parlamentit qeverise, drejtësisë dhe institucioneve te tjera shtetërore me autore te krimeve te komunizmit dhe pinjollë gjenetike te tyre komunizmi, simbolet komuniste janë pjese e dekorit publik te Tiranës dhe gjithë Shqipërisë te cilat po rikthehen e restaurohen me paratë e taksapaguesve shqiptare përfshi edhe ato te viktimave te komunizmit.

Ne emër te te përndjekurve politike antikomunistë te Shqipërisë i bej thirrje Partisë Demokratike të reagoje me forcë ndaj këtyre veprimeve provokuese e kriminalë te qeverisë dhe bashkisë Tirane.

Ju bej thirrje mediave, kolegëve te mi gazetare të përcjellin këto akte kriminale dhe te informojnë publikun per kete qe po ndodh.

Një thirrje kam edhe për trupin diplomatik ne Shqipëri, veçanërisht ata te SHBA dhe BE; Mos përkrahni e financoni projektet e qeverise se Ramë për rehabilitimin e diktaturës komuniste ne Shqipëri.

Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

2 19

Artikulli paraprakShpërthim i fuqishëm në Kamëz, hidhet në erë me tritol një makinë
Artikulli tjetërNjë akti i papërgjegjshëm nga Xhahili i Surrelit!