Je ters, do humbim

Sa herë që Rama ka shkuar në stadium në ndeshjet kur luan kombëtarja shqiptare, kemi humbur dhe me të drejtë ai është ciluar si njeriu ters. Një ditë para ndeshjes së kombëtares tonë kundër Spanjës në “Loro Boriçi”, disa tifozë i kërkojnë kryeministrit Rama të mos shkojë në stadium për të ndjekur ndeshjen sepse është ters.
Tifozët i shkruajnë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, që të mos jetë i pranishëm, pasi konsiderohet si ters dhe për rrjedhojë Shqipëria do të humbasë.
“Vetëm në stadium mos hajde kundër Spanjës të fitojmë, se po erdhe do e hamë si Kosova”, ka shkruar një komentues.
E pas kësaj, vetë kryemibnistri ka filluar të komunikojë virtualisht me të dhe shumë komentues të tjerë, duke i dhënë përgjigje sipas mënyrës së tij brutale.
“Jo, do vij, se po s’erdha do humbasim e do jesh ti tersi pastaj”, është përgjigjur Rama.
Ndërsa një tjetër tifoz i shkruan:
“Rama tersi i Shqipërisë! Edhe Kosova prej teje u rrah, në stadium nuk të duam ma asnjëherë sepse je i pavlerë”.
Por, edhe këtij komentuesi Rama nuk ia ka përtuar duke i thënë se, nuk të pyet njeri ty.
“Po kush po të pyet ty, në fund të fundit”, është përgjigjur Rama.
Por reagimet e komentuesve kanë qënë edhe më të ashpra ndaj Kryeministrit.
“Edi, nuk të duam në stadium sepse sa herë që vjen bëhesh një ters i errët i çfarëdolloj gjëje. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan një qytetar tjetër.
“Edi, po të lutemi të mos vish, o plehër pa vlerë”, shkruan një tjetër.
Komentet kanë vijuar edhe më tej ku tifozë të ndryshëm i shkruajnë Ramës të mos shkojë në stadium në dnehjen kundër Spanjës.
Edhe në ndeshjen që zhvilloi Kosova kundër Kroacisë, Rama ishte në stadium dhe kombëtyarja e Kosovës u rrah me rëzultatin 8-0. Ende pa nisur ndeshja Kosovë-Kroaci, në stadiumin “Loro Boriçi” u dëgjuan thirrjet, “Tersi, tersi”, duke iu drejtuar Ramës që ishte në tribunë.
Humbja e thellë e Kosovës u cilësua nga tifozët si një ditë e keqe për shkak të praniës së Ramës në stadium. Në rrjetet sociale shpërthyen komnetet kundër Ramës duke i kërkuar atij që të mos shkojë asnjë herë në stadium për të ndjekur kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës sepse po të jetë ai i pranishëm humbja do të jetë e sigurtë.ram

Artikulli paraprakAskush nuk fiton sa Reali
Artikulli tjetërTrump kërkon falje për videon dhe sulmon Hillary-n