Januzaj i lumtur tek Sunderlendi

Adnan Januzaj ka theksuar se dëshiron ta ringjallë karrierën e tij në Sunderland, pas largimit nga Manchester United.
Adnan Januzaj ka një mision të qartë. Mesfushori dëshiron ta ringjallë karrierën e tij në Sunderland, pas largimit nga Manchester United. Januzaj u rikthye në Sunderland nga “Red Devils” në formë të huazimit për një sezon. Në ekipin e ri, ai do të ribashkohet me David Moyes, ish-menaxher i Manchester United. Andaj, 21-vjeçari është i vendosur që të dëshmohet në “Stadium of Light”.
“Menaxheri më ka dhënë mundësinë që të vij këtu dhe ta tregoj veten”, ka thënë Januzaj për faqen zyrtare të klubit.
“Erdha këtu që të luaj dhe mezi pres të punoj përsëri me David Moyesin”, u shpreh ai. “Më ka pëlqyer stili i ekipit të tij, me shumë liri dhe besim që ka ai më jep mua. Nëse keni besim atëherë mund të realizoni gjërat siç duhet”, theksoi Januzaj.
Ndryshe, Januzaj është në mesin e futbollistëve të kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që t’i bashkohen skuadrës së selektorit Albert Bunjaku.

Artikulli paraprakSuksesi i parë i Hasit në Poloni
Artikulli tjetërRusia po bombardon opozitën siriane nga Irani