Janë mbi 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, Edi ka vetëm 3 mijë doza, ose 0,11% për 100 banorë

A e dini se sa persona ka në Shqipëri që janë në moshën mbi 80 vjeçare? Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 numri i tyre ishte rreth 82 mijë. Rreth 53% e tyre janë femra, për arsyen se gratë jetojnë mesatarisht 3-4 vjet më shumë sesa burrat.

Për shkak të plakjes së popullsisë, por edhe të rritjes së jetëgjatësisë, numri i tyre mëse është dyfishuar në raport me 2011 (në atë vit numëroheshin rreth 38 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç në vend). Të moshuarit mbi 80 vjeç përbënin 2.9% të totalit të popullsisë në 2020-n, nga 1.3% në vitin 2011.

Plakja e popullsisë, por edhe emigracioni kanë ndryshuar tërësisht strukturën e popullsisë në 20 vitet e fundit, duke e moshuar atë dhe duke e bërë më të prekshme ndaj problemeve shëndetësore dhe valëve pandemikë. Grupmosha nga 0-44 vjeç ka rënë me 27%, ndërsa ajo mbi 45 vjeç është rritur me 52%, në raport me vitin 2001.

Grupmosha mbi 60 vjeç, e cila ka qenë objektivi i vaksinimit të shteteve që kanë ecur me shpejtësi në këtë proces, në Shqipëri përbënte rreth 21.3% të popullsisë, ose rreth 605 mijë persona. Si rrjedhojë, 500 mijë dozat e siguruara nga qeveria deri tani (nga marrëveshja me Pfizer) do të arrinin të mbulonin vetëm 41% të kësaj kategorie në risk (një vaksinim i plotë kërkon dy doza) dhe linin në dorë të imunitetit të tufës pjesën tjetër të popullsisë. Për më tepër që pjesa më e madhe e këtyre vaksinave pritet të vijë nga shtatori.

Deri në 20 shkurt, Shqipëria kishte administruar 0.11 doza për 100 banorë, sipas Our Worldindata, duke mbetur pas në Europë, së bashku me shtetet e tjera të rajonit, përveç Serbisë, e cila renditet e dyta pas Mbretërisë së Bashkuar për vaksinimet në raport me popullsinë.

Artikulli paraprakRaporti “Doing Business 2020”/ Shqipëria në vendin e fundit në rajon, Basha: Largojmë Ramën, eleminojmë korrupsionin!
Artikulli tjetërVritet Ambasadori italian