James Mattis viziton vendet aziatike

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha sot se kufizimi i kërcënimeve ushtarake nga Koreja e Veriut do të jetë prioritet në agjendën e turneut të tij aziatik këtë javë.
Mattis, që do të vizitojë Filipinen, për bisedimet e sigurisë me ministrat e Mbrojtjes së Azisë Juglindore, ndër të tjera tha se do të diskutonte “krizën rajonale të sigurisë, të shkaktuar nga pamaturia “.
“Ne do të diskutojmë … se si ta ruajmë paqen duke qenë të gatshëm ushtarakisht, ndërsa diplomatët tanë japonezë, të Koresë së Jugut dhe nga SHBA-ja, të punojnë me të gjitha vendet për të denuklearizuar gadishullin korean”, u tha Mattis gazetarëve.
Tensionet kanë qenë të larta në gadishullin korean, ndërsa Pyongyang ka organizuar testin e gjashtë bërthamor.
Në anën tjetër, Trump dhe lideri veri-korean, Kim Jong-Un, kërcënuan për luftë, ndërsa kanë shkëmbyer fyerje personale.

Artikulli paraprakBonucci do të mungojë ndaj Juventus
Artikulli tjetërDy rajone të pasura italiane votojnë për më shumë autonomi