Ja si vidhen paratë e taksave! Veliaj, 8 milionë USD për riparimin e 600 metrave rrugë!

Kryetar i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër aferë të krymashtruesit të Tiranës, Erion Veliaj. Këlliçi shkruan në reagimin e tij se, Veliaj shpenzon 8 milionë USD për riparimin e 600 metrave rrugë.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e Bulevardit Zogu I, ku nuk do të ketë as vepra arti, as ura, as mbikalime dhe as tunele.

Reagimi i plotë i Këlliçit

Bjeri me top! 8 milionë dollarë për 600 metra riparim rruge!

Domethënë 15 milionë USD për 1 kilometër rrugë që nuk ndërtohet nga e para, që s’ka ura, mbikalime apo tunele.

Në Irlandë u ndërtua një autostradë me kosto 16 milionë Euro/km dhe Bashkimi Europian reagoi menjëherë.

Në Shqipërinë shumë larg standarteve të Irlandës, bëhen riparime 15 milionë USD për kilometër. Grabitje të tilla me top e mbajnë Shqipërinë larg hapjes së negociatave me BE.

Në përfundim të misionit, Erioni na dhuron një buzëqeshje të stampuar. I hanë duart për misionin e radhës.

111 1

Artikulli paraprakMerret vendimi nga Komiteti i Ekspertëve, zgjatet pa afat kufizimi i lëvizjes gjatë natës
Artikulli tjetërCovid-19 u merr jetën dy vëllezërve brenda 3 ditësh