Covid-19 u merr jetën dy vëllezërve brenda 3 ditësh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Kosovë ku dy vëllezër kanë humbur jetën brenda tre ditësh nga koronavirusi.

Lajmin për ndarjen e tyre nga jeta e ka dhënë deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, i cili shkruan se Adnan Bucaliu ka humbur jetën nga Covid dhe vetëm tre ditë pas tij ka humbur jetën edhe i vëllai  Agroni.

Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.

“Lajm i rëndë

Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.

Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.

Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.

Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.

Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit”, shkruan deputeti.

Artikulli paraprakJa si vidhen paratë e taksave! Veliaj, 8 milionë USD për riparimin e 600 metrave rrugë!
Artikulli tjetërFestat e fundvitit, Rakacolli: Rregullat që do të ndiqen për të festuar jashtë