Ja si u krijua rrjeti dhe çfarë ndodhi në fillimin e tij

Qe lëshimi i Sputnikut ai që shtyu Shtetet e Bashkuara të financojnë teknologjitë e reja të mbrojtjes. Nga ARPANET-i tek Rrjeti. Ethja e shkencëtarëve dhe roli i UCLA-s. Në orën 22 e 30 të 29 tetorit 1969, Interneti shqipton fjalën e parë: “lo”.

Interneti ka hapur rrugën shoqërisë së informacionit të shekullit të XXI. Ka penetruar në institucionet tona, ka modifikuar në mënyrë substanciale sjelljen sociale dhe mënyrën tonë e të menduarit. Më shumë se 2 miliard njerëz që e banojnë këtë planet përdorin internet përditë. Rezultati më i madh i tij ka qenë demokratizimi i përdoruesve. Filozia libertare dhe komunitare që ka shënuar lindjen e Rrjetit është imponuar në vite si vetë arsyeja e rritjes së tij të pabesueshme. Dhe zhvillimet e ardhshme presin që të shkruhen.

Shumë do të varet nga trajektoria që do të marrë evolucioni fiziologjik i tij dhe nga nevojat që do ta influencojnë. Me siguri interneti i nesërm do të jetë një network me mobilitet të jashtëzakonshëm; i obsesionuar nga imazhet dhe filmimet; i përqëndruar mbi personalizimin masiv dhe i copëtuar në një pafundësi aplikacionesh befasues që për momentin nuk arrijmë as t’i hipotezojmë.

Megjithatë pikërisht teksa futemi në këtë botë njerëzish përjetësisht të lidhur, pajisjesh informatike, aplikacionesh dhe shërbimesh, ia vlen që të hidhet një shikim në të kaluarën për të kuptuar forcat dhe pionierët që e kanë prodhuar gjithë këtë mrekulli.

Cila ka qenë origjina e internetit? Shumë shpesh harrojmë se shumë prej teknologjive të avancuara që përdorim sot janë konceptuar, zhvlluar dhe realizuar nga vizionarë të kohës së dikurshme. Në mënyrë të habitshme, më shumë se një shekull më parë fizikani kroat i natyralizuar amerikan Nikola Tesla përpunoi një përshkrim besnik të atij që sot e quajmë internet. Frymëzimi dhe nuhatjet e tij qenë magjistralë. Në vitet në vazhdim, mendimtarë të tjerë – si shkrimtari anglez Herbert George Wells dhe inxhinieri amerikan Vannevar Bush – paraprinë elementë të shumtë që përbëjnë rrjetin sot.

Por qe një ngjarje të veçantë që katalizoi vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar dhe shkaktoi shqetësim të thellë në Shtetet e Bashkuara. Qe lëshimi i Sputnikut nga ana e sovjetikëve, satelitit të parë artificial në orbitë rreth Tokës. Ishte 4 tetori i vitit 1957. Ndwrmarrja ndodhi në kornizën e Vitit Ndërkombëtar të Gjeofizikës. Amerikanët u kapën në befasi dhe në vend u përhap një ndjesi se kishte mbetje prapa në terrenin e shkencës dhe të teknikës.

Në përgjigje të Sputnikut, në shkurtin e 1958 Presidenti Dwight Eisenhower krijoi Agjencinë për Projektet e Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes (ARPA) me objektiv promovimin e novatorizmit dhe për ta penguar Bashkimin Sovjetik që t’i kalonte akoma Shtetet e Bashkuara në aspektin teknologjik. Një prej seksioneve që përbënin ARPA-n ishte Information Processing Techniques Office (IPTO) që financonte kërkimin në fushën informatike dhe që qysh nga krijimi i tij kreu hapa përpara në zonën e time-sharing, përdorimin interaktiv të procesorit, të computer networking, të transmetimit me paketa të të dhënave me rrugë satelitare dhe radioje, të inteligjencës artificiale; të përpunimit dixhital të sinjaleve; të llogaritjes shumëshifrore, të hipertekstit dhe shumë tjetër.

Në etrotin e vitit 1962 Joseph C.R. Licklider, shkencëtar informatik dhe pedagog pranë Massachusetts Institute of Technology (MIT), u emërua Drejtori i parë i IPTO-së. Pak kohë më parë kishte patur një ide të “çmendur”: disa kompjuterë të lidhur midis tyre do të mund të lidhnin këdo në një univers informacionesh. Por Licklider nuk zhvilloi ndonjë plan për realizimin e sistemit të tij. As mund ta dinte që në neodoktorant i MIT-it – Leonard Kleinrock – kishte krijuar tashmë teorinë matematike e paketave të rrjetit dhe konceptuar teknologjinë që do të ishte më pas nw themelin e internetit dhe që ishte e nevojshme për të bërë konkrete intutitën e tij.

Në vitin 1963 Licklider e la IPTO-nç dhe u rikthye të japë mësim në MIT. Në vend të tij u emëruar si Drejtor inxhinieri Ivan Sutherland, që propozoi krijimin e njw network me 3 nyje, i cili do të duhej të lidhte 3 kompjuterë identikë IBM të ndodhur në po aq departamente të kampusit të University of California Los Angeles (UCLA). Fatkeqësisht, fërkimet e politikës rezultuan tejet komplekse për t’u tejkaluar dhe projekti i network bashkëpunues u braktis. Megjithatë, ideja e ndërtimit të një rrjeti informatik po hidhte rrënjë në gjirin e ARPA-s.

Në vitin 1966 shkencëtari teksan Robert Taylor pasoi Sutherland. Edhe Taylor e pranoi menjëherë nevojën e realizimit të një intraneti që të lidhte shumë kompjuterë, të gjithë të ndryshëm, të pranishëm brenda ARPA-s në mënyrë që të mundësohej ndarja midis tyre e hardware, software dhe aplikacioneve. Për ta zbatuar programin – që shpejt do të bëhej ARPANET – në vitin 1966 Taylor emëroi Larry Roberts si Kryeshkencëtar të IPTO-së.

Një vit më pas Roberts organizoi një takim eksplorues me studiuesit kryesorë të agjencisë për të diskutuar lidhur me ARPANET-in dhe përcaktuar se cilat do të duhej të ishin pikat kyçe e projektimit. Përderisa vetë personi, ndërkohë i bërë Docent, ishte në krye të një grupi kërkimor lidhur me rrjetin informatik pranë UCLA-së, ARPA vendosi që UCLA-ja do të kishte nyjen e parë e network.

U iniciua një procedurë tenderimi dhe kontrata u caktua në dhjetorin e 1968. Ajo që e fitoi qe Bolt, Beranek dhe Newman (BBN), një kompani nga Cambridge i shtetit Massachusetts, kreu i planifikimit i së cilës ishte Frank Heart. Kompania përpunoi një dizajn mjaft elegant që respektonte të gjitha specifikat e pranishme në kërkesën fillestare të ARPA-s.

Router-i i parë (një packet switch për shpërndarjen e paketës, i quajtur edhe Interface Message Processor – IMP) ju dorëzua UCLA-s nga BBN-ja më 1 shtator 1969, domethënë rreth 8 muaj pas fitimit të tenderit. Dhe ishte një router – dispozitivi elektronik që në një rrjet informatik me shpërndarje paketash merret me rrugëtimin e të dhënave – asembluar në kohë rekord, me buxhetin e dakordësuar dhe i pajisur me teknologji dhe aplikacione novatore: një mrekulli e vërtetë, vështirë e përsëritshme në koniukturën aktuale industriale.

UCLA-ja emëroi një ekip kërkimot të përbërë nga të rinj të sapodiplomuar që kishte detyrën e kryerjes sw studimeve analitik, projektuale dhe të matjes së network të ardhshëm; një skuadër për software që të dizajnonte dhe implementonte protokolle të avancuara dhe një inxhinier hardware për të përfunduar IMP-në. Praktikisht, UCLA-ja duhej të përgatitej ql të bëhej nyja e parë e ARPANET-it.

Në ambientin akademik u formuan grupe të tjera të ngjashme. Është e nevojshme të nënvizohet se ajo e kohës ishte një kulturë në shenjën e hapjes më totale, e ndarjes si ideve dhe projekteve, e privuar nga një strukturë reale kontrolli dhe e përqëndruar mbi besimin ekzistues midis anëtarëve të ndryshëm të komunitetit informatik. Një atmosferë e tillë ishte sidomos pjellë e menaxhimit iluminist të ARPA-s, menaxhmenti i të cilës (Licklider, Sutherland, Roberts dhe Taylor) na mundësuan që të eksperimentojmë me liri dhe fleksibilitet të jashtëzakonshëm, pa pretenduar raporte të ethshme dhe pa ju nënshtruar takimeve, inspektimeve apo verifikimeve të pafundme.

Me cilësinë e zhvilluesve të parë, ia deleguam përpunimin dhe realizimin e mëtejshëm e protokolleve të software një grupi kërkuesish dhe të sapodiplomuarish, që të shpërndarë nëpër Shtetet e Bashkuara dhe të organizuar nga një ekip i vetëmenaxhuar, u demonstruan jashtëzakonisht efikasë dhe produktivë. Qemë të bindur se kontrolli i rrjetit duhej t’u besohej të gjithë personave që do ta përdornin dhe jo menaxhuesve, providers apo industrisë së madhe.

Si novatorë dhe zhvillues qemë të shtyrë nga një shpirt i spikatur komunitar, në bazë të të cilit idetë dhe produkti i punës tonë duhej të pranoheshin lirisht nga të gjithë. Për në shpërblimi më i madh nuk përfaqësohej nga regjistrimi i patentës, por më shumë nga përdorimi i zgjeruar i krijesave tona nga ana e të tjerëve.

Një gurthemeli në historinë e Web u vendos më 2 shtator 1969, kur vetëm 24 orë pas dorëzimit të tij router primordial IMP u lidh me computer host e UCLA-s, një SDS Sigma 7, duke krijuar kështu nyjen e parë e rrjetit të sapolindur. Qe atë ditë që interneti emetoi paketën e tij të parë.

Në tetor një procesor i dytë jo dorëzua Stanford Research Institute në Menlo Park të shtetit California nga ana BBN-së dhe linja e parë me shpejtësi të lartë e ARPANET-it u lidh me 50 kb/sek midis dy IMP-ve – një kapacitet transmetimi të dhënash i konsideruar për kohën si i mahnitshëm. Në fund të tetorit, Stanford lidhi host computer e tij – një DEC 940 – me IMP-në e vet. Gjithçka ishte gati për arritjen e objektivit të mëpasëm, që ndodhi kur mesazhi i parë – nga një host computer në një tjetër host computer – u lançua nga UCLA.

Në orën 22 e 30 të 29 tetorit 1969 interneti shqiptoi fjalët e tij të para. Të ulur në terminalin UCLA në Boelter Hall 3420, unë dhe studenti programues Charley Kline duhej të autentikonim nga host ynë në atë Stanford, ku kërkuesi Bill Duvall priste të merrte mesazhin. Procedura parashikonte që ne duhej të shtypnim fjalën «log» dhe sistemi i Stanford, inteligjent aq sa duhej për të kompletuar pjesën tjetër të fjalës, do të shtonte «in», duke krijuar kështu komandën “login”.

Charley dhe Bill kishin të dy nga një kufje telefonike për të komunikuar me yë ndërsa mesazhi transmetohej. Nga UCLA, Kline shtypi germën «l» dhe i kërkoi Stanford konfirmimin e marrje së saj. «Ka ardhur», ju përgjigj Duvall. Pastaj shtypëm germën «o» dhe pyetëm sërish nëse ishte marrë. «Erdhi edhe o-ja», na siguroi. Pastaj shtypëm germën «g», por në moment sistemi ngeci.

Jo keq si fillim! Gjithsesi, në tentativën e dytë gjithçka funksionoi mirë dhe një orë më vonë arritëm të shkruanim «login». Kështu që mund të themi se mesazhi i parë i dërguar me internet shkaktoi një crash informatik ose, më saktë, që fjala e parë e lëshuar në rrjet qe «lo», si në shprehjen idiomatike anglisht «lo and behold» («dëgjoni, dëgjoni», shënimi im.).

Me lidhjen e vendosur me UCLA-në dhe me Utah University, më 5 dhjetor 1969 u kompletuan 4 nyjet e njoftuara. Në marsin e 1970 ARPANET-i arriti bregun lindor e Shteteve të Bashkuara, kur një router IMP i vendosur në selinë e BBN-së në afërsi të Boston u lidh me network. Në fundin e vitit 1981 «në rrjet» ndodheshin tashmë 213 host computer.

(Leonard Kleinrock është një shkencëtar kompjuterik amerikan. Profesor në Henry Samueli School of Engineering and Applied Science të UCLA-së, ai ka dhënë mjaft kontribute të rëndësishme në fushën e computer networking, sidomos në themelet teorike e computer networking)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakShkenca e konfirmon se njerëzit absorbojnë energji nga tjerët
Artikulli tjetërPresidenti nuk dekreton ligjin e “Korporatës së Investimeve”: Ligj korruptiv që rrezikon të grabisë pronat