Ja që tym në Ministri paska pasur/ Spahia pyet Manastirliun: Pse “incidenti” ndodhi pas orarit të punës?

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia pyet ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me zjarrin që ka rënë në katin e katërt të këtij dikasteri. Spahia ngre shqetësimin pse zjarri ka ndodhur 5 orë e gjysmë pas orarit zyrtar të punës, pse vetë Manastirliu e mohoi fillimisht zjarrin e më pas e pranoi pasi PD nxorri emailin e Ministrisë.

Reagimi i plotë i ish-deputetit Bardh Spahia

OGERTA, ja që tym në Ministri paska pasur

Një ditë e mohon rënien e zjarrit në ministri, e të nesërmen e quan “incident“! As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifkimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë… Kur e quan “incident“ zjarrin e rënë në katin e katërt ku ka zyrat e dy drejtoreshave militante të tenderave, ministrja Manastirliu duhet të sqarojë:

– Përse “incidenti“ ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237 /2020 ka percaktuar në kuadër të epidemisë së Covid? Komunikimi zyrtar, që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00..

– Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente, përtej orës 13.00?

– Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente?

– Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë? Me urdhër 166 datë 12.03 2020 “Per miratimin e masave organizative dhe administrative MSHMS Ogerta i kishte dërguar punonjësit në shtëpi të punonin online dhe të gjitha drejtoritë vazhdonin të punonin me grafik (1 ose 2 punonjës prezent ) -Nga ky urdhër sipas pikës 8 “Ogerta e Tymit” përjashtonte vetëm punonjësit e përfshirë në procedura nga autoriteti kontraktual. Ne ministri me urdhërin tënd zonja ministre kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete. -Nëse ky paska qenë një “incident”, përse ministrja e mohoi personalisht e zyrtarisht?

Artikulli paraprakU sekuestrohen 3.7 milion euro prona dy vëllezërve
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore: 3 kërkesat e opozitës!