Ja mbath nga Tirana dhe rrethon Kryeministrinë me tela me gjemba si kufiri në vitet ‘90

Rreth orës 11:00 pritet protesta e opozitës ditën e sotme. Ndryshe nga herët e tjera, masat e marra nga policia janë më të shtuara.
Në dyert e Kryeministrisë është vënë re vendosja e telave me gjemba.
Kryeministria është institucioni më i vëzhguar dhe i mbrojtur, për shkak se protestuesit do të mblidhen para saj. Mbi tarracën e Kryeministrisë janë vendosur punonjës të Gardës, të cilët vëzhgojnë me dylbi.
Pamjet i ngjajnë atyre të vitit 1990 kur kufiri rrethohej me gjemba.
Kryeministria rrethohet me tela me gjemba
Në dyert e Kryeministrisë janë vendosur tela me gjemba. Ndryshe nga herët e tjera, masat e marra nga policia janë më të shtuara dhe ndërkohë që Kryeministria është objekti më i vëzhguar për shkak se protestuesit do të mblidhen para saj. Mbi taracën e Kryeministrisë ka punonjës të Gardës që vëzhgojnë me dylbi.

Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”. Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.
Policia ka paralajmëruar se në protestë ka persona me precedentë penalë dhe ish-të dënuar për krime të dhëna që do të përdorin dhunën por opozita e ka mohuar duke thënë se elementët kriminalë janë në qeveri.
Opozita është deklaruar kundër dhunës por se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, autobusë e mjete të shumta me qytetarë janë nisur nga 12 qarqet e vendit.

FRPD menaxhon protestën
Do të jenë të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike që do të menaxhojnë dhe mbajnë nën kontroll protestuesit e thirrur sot në protestën e opozitës. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se 500 te rinj të FRPD do të bëhen kordon para protestuesve.
Policia është bërë kordon para objektit të Kryeministrisë. Në gardhin e efektivëve të policisë ka shumë pak police femra, pothuajse të gjithë janë policë meshkuj. Ndërkohë në derën e Kryeministrisë qëndon një zjarrfikëse dhe punonjës të zjarrfikësve.

Bëhen gati autobotet, policët pajisen me maska kundër gazit
Plot 1300 forca policie do të jenë sot në terren të angazhuar për protestën e opozitës së bashkuar që do të nisë në orën 11:00 në Tiranë. Nga ana e strukturave të policisë ka nisur të vihet në zbatim plani i masave.
“Ka nisur që në orët e para të mëngjesit shpërndarja e policisë nëpër kryeqytet dhe jo vetëm por edhe në akset lidhëse me qytetet e tjera ka prezencë të shtuar të policisë rrugore.
Është ndjekur protokolli dhe janë vendosur autobotet me ujë pas kryeministrisë, zjarrfikëse dhe ambulanca në rast të ndonjë emergjence. Pritet që të jenë 1300 efektivë policie në terren, 900 do të vendose para Kryeministrisë”.

policet kordon 3

policia tek Kryeministria 7

Artikulli paraprakMediat gjermane: Protestë masive në Shqipëri për rrëzimin e qeverisë
Artikulli tjetërFotot e para të protestës më të madhe në 20 vite!