Ja kush janë dy gjeneralët që drejtuan grushtin e shtetit në Turqi

Mediat turke kanë treguar foto dhe emra të gjeneralëve që drejtuan grushtin e dështuar të shtetit në Turqi. Hyrriyet shkruan se ish-komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Akın Öztürk do të gjykohet për tradhti ndaj atdheut. Autoritetet kanë bërë përgjegjëse organizatën terroriste FETÖ për tentativën për grusht shteti.
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha mbrëmë vonë se gjenerali që ndihmoi organizimin e grushtshtetit në këtë vend, është vrarë. Por, pa cituar asnjë emër.
Mediat turke raportojnë se ai që ishte mendja e grushtit të shtetit mban emrin Muharrem Köse.
Sipas agjencise turke Anadoly, ai ishte larguar marsin e shkuar nga stafi i ushtrise. Nga ana e tij, Yildirim, për shef të ri të shtamadhorisë së ushtrisë së Turqisë, ka emëruar gjeneralin, Umi Dundar.
Pak pas kësaj u njoftua se shefi i mëparshëm i shtamadhorisë, gjeneral Hulusi Akar, i cili ishte rrëmbyer u lirua.

Artikulli paraprakFaqja e parë
Artikulli tjetërErdogan: “Qeveria në detyrë, grushti i shtetit një akt i pastër tradhëtie”