Autoritetet në Itali: Varianti i ri i virusit nuk është më agresiv

Një grua nga Roma ka rezultuar e prekur nga varianti i ri i koronavirusit në Itali. Ajo së bashku me burrin janë izoluar. Autoritetet shëndetësore kanë ndjekur zinxhirin e infektimit dhe tek familjarët duke kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

Varianti anglez i Covid është izoluar në laboratorët e spitalit ushtarak Celio në Romë. Departamenti Shkencor Celio, i cili po bashkëpunon me Institutin e Lartë të Shëndetit, ka sekuencuar gjenomin e virusit nga gruaja që doli pozitive me variantin e gjetur në javët e fundit në Britaninë e Madhe.

BE: Vaksina efektive kundër variantit të ri të koronavirusit
Ekspertët e Bashkimit Evropian besojnë se vaksinat ekzistuese kundër Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe. Kështu deklaroi ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn për Zdf. “Sipas të gjitha gjërave që dimë deri më tani, varianti ri nuk ka ndikim tek vaksinat”, të cilat mbeten “efektive”, tha Spahn, duke përmendur “bisedimet e ekspertëve me autoritetet evropiane”.

Rezza: Varianti i ri nuk është më agresiv
Fjalët e Spahn konfirmohen gjithashtu nga Gianni Rezza, Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Ministrisë së Shëndetësisë. “Varianti i Sars-CoV2 që aktualisht po qarkullon në Londër dhe Anglinë jug-lindore, ka mutacione në proteinën sipërfaqësore të virusit, të ashtuquajturën Spike. Edhe pse është hipotezë se këto mutacione mund të rrisin transmetueshmërinë e virusit, ato nuk duket se ndryshojnë as agresionin klinik dhe as përgjigjen e vaksinës”.

Speranza: Varianti anglez përhapet më shpejt
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, shpjegoi në një intervistë në “Gjysmë ore më shumë” në Rai 3 se “varianti i koronavirusit dhe kapaciteti i difuzionit është rreth 70% më domethënëse”. Ai më pas shpjegoi se Italia si masë paraprake ka vendosur të bllokojë fluturimet për në Britaninë e Madhe, “për t’u dhënë mundësinë shkencëtarëve tanë të kuptojnë shkallën e virusit me të cilin përballemi”.

Artikulli paraprakAkuzë ndërkombëtare për Ramën, OKB: Tirana zyrtare, regjimi më i keq për pastrimin e parave, trafik kokaine nga Amerika Latine
Artikulli tjetërShifrat alarmuese të INSTAT: 47 mijë persona janë larguar nga Shqipëria vetën gjatë vitit 2019