Italia merr dy medaljet e para të arta

Thjesht i mrekullueshëm. Fabio Basile fitoi medaljen e artë në sportin e xhudos në kategorinë deri 66 kg, pasi mposhti në finale koreanojugorin Baul An, duke i siguruar vendit të tij medaljen e 100-t të artë në historinë e lojërave olimpike. 21-vjeçari pati një ecuri thjesht spektakolare. Sukses me “ippon” në të gjitha duelet e tij nga 1/8 deri në finale. Spektakël për një të artë të paharrueshme, që në njëfarë mënyre u sigurua vetëm pas 1 minute e 24 sekondash nga starti i finales. Medalja e dytë të artë për Italinë erdhi në sportin e skermës. Daniele Garozzo debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë sport, duke mposhtur në finale kundërshtarin amerikan Massialis me rezultatin 15–11.

Artikulli paraprakSpanja e nis me humbje Olimpiadën
Artikulli tjetërPhelps i artë, Ledecky, Sjostrom e Peaty rekorde botërorë