Italia drejt shërimit nga Covid-19, vetëm 8 vdekje në 24 orët e fundit

Italia, e cila është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi, tashmë duket se po gjen qetësi nga pandemia, me numrat që janë gjithnjë në rënie.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 8 persona, duke e çuar në 34,869 numrin total të viktimave.

Ndërkohë, rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 208 raste të reja, nga të cilët 111 ishin vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga Covid-19.

Artikulli paraprakSituata e Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit, mjeku i njohur shpërthen kundër Ramës: Pse nuk heton prokuroria?
Artikulli tjetërRegjisori i njohur bën deklarata të forta kundër Ramës dhe “Rilindjes”