Itali, numri më i ulët i vdekjeve në 3 javë

Italia ka raportuar numrin më të ulët në tre javë të vdekjeve nga koronavirusi dhe zyrtarët thonë se shtrimi në spital, përfshirë numrin e pacientëve të pranuar në pavionin e kujdesit intensiv, gjithashtu janë në rënie.

Italia ka qenë vatra e nxehtë COVID-19 e Evropës me më shumë se 156 mijë raste të konfirmuara në përgjithësi. Por disa ekspertë italianë thonë se numri aktual mund të jetë shumë më i lartë për shkak të shkallës së lartë të vdekjeve në infermieritë ku shumë prej pacientëve nuk u testuan para se të vdisnin.

Agjensia e lajmeve Associated Press, e cila ka mbajtur numrin e vet, raporton se numri i vdekjeve të koronavirusit në shtëpitë e infermierëve në Shtetet e Bashkuara është shtuar që nga fillimi i prillit në më shumë se 3,300. Por ashtu si Italia, numri i vërtetë nuk mund të dihet kurrë për shkak të pacientëve që vdesin përpara se të mund të testohen.

Dr. Deborah Birx nga grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë COVID beson se testimi në ambiente për të moshuarit duhet të jetë një përparësi.

“Ne duhet të sigurohemi që shtëpitë e pleqve të jenë nën mbikëqyrje vazhdueshme. Dhe çfarë dua të them me këtë? Se ne po testojmë në mënyrë aktive në shtëpitë e pleqve, si banorët ashtu edhe punëtorët, në çdo kohë,”tha Birx.

Ndërkohë gjetiu në Evropë, Franca po raporton gjithashtu një rënie të vdekjeve të koronavirusit dhe zyrtarët spanjollë po lejojnë ndërtimin dhe punëtorët e tjerë industrialë të kthehen në punët e tyre të hënën pas një mbyllje dy-javore. Por dyqanet spanjolle, përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore, do të vazhdojnë të mbyllen dhe kujtdo që mund të punojë nga shtëpia ende u thuhet të veprojnë kështu.

Artikulli paraprakShmang këto pesë gabime, nëse nuk do që karantina të kthehet në një makth
Artikulli tjetërKëto janë bizneset që kanë filluar të punojnë në Itali