Ish-të përndjekurit politikë: Në protestë kundër kësaj diktature të re

Protestës së opozitës iu bashkuan edhe ish-të përndjekurit politikë. Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, akuzoi qeverinë se ka instaluar në vend. Sipas tij, prej ardhjes në pushtet qeveria Rama ka cenuar rëndë ekonominë e kësaj shtrese. “Jemi këtu për të protestuar ndaj një qeverie armiqësore dhe diktatoriale që po instalohet. Qeveria shkel me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit, po instalon në të gjitha strukturat e shtetit bllokun komunist dhe sigurimin e shtetit. Të nderuar antikomunistë, të përndjekur politikë, e di që jeni shumë në këtë shesh për shkak se ne kemi arsye shumë më të mëdha të protestojmë kundër kësaj qeveria diktatoriale. Që kur ka ardhur në pushtet po cenon interesat tona ekonomike, ka hequr kompesimin për studentët e përndjekur politikë, ka shkrirë në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Statusit të Përdjekurve Politikë, së fundi po tenton t’u heqë mijëra trashimtarëve të përndjekurve politikë kompesimin dhe dëmshpërblimin e atij dëmi që ia shkaktuan baballarët e tyre dhe këta vetë. Mbështesim protestën e opozitës, por protestojmë për veten tonë”.

Artikulli paraprakSkandali i madh që po zjen në FBI
Artikulli tjetërProtesta madhështore, protestuesit me AA 003 GB