Ish-redaktorja e TCH “bombardon” Vasilin: Llahtar, tjetra bën hesap me kokën e vet e të familjarëve, e ju doni…

Intervista e dhënë nga Xhisiela Maloku për disa media në vend, ka nxitur një sërë reagimesh në radhët e njerëzve të medias, por edhe psikologëve.
Shumë i kanë konsideruar intervistat të bëra nën presion për vajzën, dhe nën kërcënimin e armëve. Një reagim tejet të fortë ka pasur dhe ish-redaktorja e Top Channel Albana Nexhipi, e cila shkruan e gjitha ajo që ka ndodhur me vajzën është një llahtari.
“12 vjet në Top Channel dhe nuk i dhashë kurrë frymë një llahtarie të tillë! E tmerruar nga mënyra si po intervistohet dhe trajtohet ajo çupë në emisionin e Eni Vasilit. Llahtar”, shkruan Nexhipi
Në postimin tjetër ajo i drejtohet koleges Eni Vasili me gjuhë të ashpër duke i shtruar një pyetje:
“Je në terezi moj? Të duket gazetari ky presion që po përdor mbi të gjorën? Tmerr!!! Dhe TURP!!”
“O Eni Vasili! Po ta tha moj 100 herë si do ta ndihmosh: mjaft me dhunë psikologjike të tha. E ti sikur je hetuese e jo gazetare këmbëngul se unë kam intervistuar aq e kaq gra, më thuaj të vërtetën. Je në TEREZI MOJ? Të duket gazetari ky presion që po përdor mbi të gjorën? Tmerr!!! Dhe TURP”, vijon ajo.
“E kuptoni ju sa e rëndë është për atë çupë etiketimi “gënjeshtare”. Gënjeu për dhunën, na gënjeu për taksinë… Sinqerisht s’jeni në terezi! Tjetra bën hesap me kokën e vet e të familjarëve, e ju doni t’u thotë “të vërtetën”. Ju duket edhe hyner i madh madje, që zbuluat që po ju gënjente korba! Pika që s’ju bie, me gjith’ dell investigativ gazetaresk!!!”, shkruan Nexhipi duke e përfunduar bllokun e statuseve me fjalët:
“Ja, këta jemi! Një tufë korbash e sorrash, që ushqehemi me jetë e shpirtra të mjerësh! Sa më dhëmb kjo çupë!”

vasili albana 780x405 1

Artikulli paraprakDeklarata e fortë: Xhisiela është peng i qeverisë, e çojnë në studiot e televizive me makinat e fisit Rraja
Artikulli tjetër“Reporterët pa Kufij”: Në Shqipëri gazetarët konsiderohen armiq nga Kryeministri