Ish-ministri jep alarmin: Terapitë intensive në kolaps, në 23 pacientë në terapi 7 janë të intubuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka dhënë alarmin sa i përket situatës së Covid 19 në vendin tonë.

Në postimin e tij Shehu thekson se gjendja në spitalet anticovid mbetet mjaft e rëndë, pasi janë 23 pacientë me terapi intesive dhe 7 të intubuar.

Sipas tij situata nga Covid në shqipëri ëhstë përkeqësuar për shkak të keqmenxhimit.

Postimi i Shehut

Krahas numrit të lartë të të infektuarve, 130 me numrin shumë të vogël të testimeve 546 pra me një pozitivitet të frikshëm të tyre prej 24%, kemi dhe numrin shumë të lartë të pacientëve në terapitë intensive të të dy spitaleve 23 me 7 të intubuar.

Shifra këto tejet të rrezikëshme, veçanerisht për gjendjen strukturale larg standarteve europiane të tyre e numrin e pa mjaftueshëm të personelit atje ku është shpresa e fundit e “Jetës”.

Së pari deshiroj të bëj një homazh të thellë për ata mjekë reanimatorë, specializantë, infermierë, sanitarë, të sektorëve mbështetës, për sakrificat që po kryejnë, devocionin e tyre që po tregojnë, por që fatkeqësisht është diametralisht i kundërt me impenjmin e Qeverisë.

Kanë kaluar 6 muaj nga fillimi i epidemisë dhe nuk ka asnje përmirësim substancial apo shtim të ndjeshëm sasior a cilësor në strukturë, pajisje e personel të ambjenteve të reanimacionit, shkak ky i humbjeve të mëdha që kemi pasur midis atyre të sëmureve rëndë, veçanërisht të intubuarve, gjë që imponon:

—Urgjentisht duhen vënë në dispozicion të këtyre pacientëve tepër të rënde ambjentet kryesore të terapive intensive dhe me të kompletuara që kemi, duke filluar nga QSUT e në disa rrethe.

—Duhen mobilizuar grupet më të mira të reanimatorëve aktive në këtë përballje.

—Duhet mobilizuar e shtuar ndjeshëm numri i personelit infermier në reanimacion, për të arritur në 1,5 infermierë për turn për pacientë, nga 0,5 që është aktualisht.

—Duhen pajisur reanimacionet me respiratorë nga më modernët, ECMO, monitorim hemodinamik, qendror, teknologji mbështetëse etj, në një kohë që dhe Scaner egzistues qëndrojne jashtë shërbimit.

—Duhen porositur sa më shpejt struktura të gatëshme, komplete e te montueshme reanimacioni, tashmë me një kapacitet minimal 150 poste. Etj, etj.

Të gjitha këto, që janë krejtësisht të realizueshme në një kohë rekord (në 3-4 javë Italia aktivizoi 4000 poste të tilla, ndërsa Gjermania mbi 8000), janë kërkuar prej disa muajsh, por heshtja e Qeverisë tashmë ka kaluar çdo kufi, veçanërisht në këtë situatë tejet të rëndë, që po keqësohet çdo ditë.

Quo vadis, kështu, nqs kjo e keqe nuk ndalohet?!

Artikulli paraprakGrabiten pushuesit në Ksamil, policia vadit dhe ruan hashashin
Artikulli tjetërGreqia ashpërson masat ndaj shqiptarëve, mbyll pikën kufitare dhe rikthen karantinën