Ish-ministri i PS: Qeveria “Rama”, më e paditur, më e papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj e akuzon Qeverinë “Rama” si më të paditur, më të papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Malaj deklaron se hajdutët e Rilindjes që po dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre.

Reagimi i plotë Arben Malajt

“Nuk keni parë gjë akoma” kërcënoi Rama shqiptarët në 2013-n kur sapo u bë kryeministër. Por gjobat e njëpasnjëshme qindra milionë euro/dollarë janë prova se ne nuk kemi parë gjë akoma se sa thellë dhe sa gjatë do t’ju rëndojë shqiptarëve, korrupsioni dhe kapja e qeverisë “Rama”, si qeveria më e paditur, më e papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur. Hajdutët e Rilindjes që po dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre.
Arbeni

Artikulli paraprak25 Prilli duket larg, por nuk është!…
Artikulli tjetër“Rama i keqpërdori mësuesit për pushtet”, Bardhi publikon videon: Faktet nxjerrin mashtrimet e kryeministrit në ikje