Ish-ministri i Brendshëm: Dosja e xhelatit të diktaturës, Braho

Ish-ministri i Brendshëm, në periudhën 13 mars-22 qershor, 1997, Belul Çelo i është përgjigjur sot akuzave të bëra nga deputeti socialist Spartak Braho.
Ky i fundit, në një intervistë të botuar në gazetën Dita akuzon Çelon. Ish-ministri ka hedhur akuza të shumta ndaj deputetit të PS, duke i kujtuar edhe faktin se ka vjedhur një pjesë të arkivës shtetërore.
Më poshtë reagimi i plotë i Belul Çelos 
Në përgjigje te intervistës se deputetit Spartak Braho ne gazetën Dita te datës 13 Tetor, 2018
Duke marre shkas nga intervista e Spartak Brahos ne gazeten Dita dhe ne respekt te sqarimit te publikut dhe te gjithë dashamirësve te mi ne Shqipëri, dëshiroj te replikoj si me poshtë.
Duke qene larg Shqipërisë për një periudhe 20 vjeçare, dhe pjese e diasporës shqiptare ne Amerike, unë nuk jam pjese aktive e politikes se ditës ne Shqipëri. Megjithatë, e ndjek me shume vëmendje dinamiken e zhvillimeve politike ne vendin tone.
Ndjej një keqardhje te madhe për interpretimet dhe spekulimet e bëra nga Braho, ne lidhje me detyrën time si Ministër i Brendshëm për periudhën e vështire te vitit 1997. Braho me logjiken dhe shabllonin e hetuesit te diktaturës komuniste, ka marre ne posedim personal pjese te arkivave shtetërore, njëlloj siç vodhi databazën e Drejtorisë se Tatimeve dikur nga fillimi i mandatit te qeverise Rama 1.
Kjo nuk me shqetëson, pasi është objekt i organeve te drejtësisë, por ajo qe dua te sqaroj për publikun është roli im personal si Ministër i Brendshëm i asaj kohe.
Me pak fjale mandati i qeverise se Pajtimit Kombëtar i miratuar nga te gjitha forcat politike shqiptare te asaj kohe ka qene rivendosja e rendit dhe sigurisë publike nëpërmjet rikthimit ne pune te te gjithë strukturave institucionale ligjzbatuese te ministrisë se Brendshme, dhe përgatitja e terrenit te sigurte per zgjedhjet e përgjithshme politike te vitit 1997.

Nuk me shqetëson logjika prej hetuesi te komunizmit e zotit Braho, por me surprizon injoranca administrative e këtij deputeti zëvendësues.
Spekulon ne menyren me te ulet duke bere publike nje shkrese te firmosur nga une si Minister i Brendshem me numer protokolli 459, date 30 Mars, 1997 nepermjet te ciles une i kerkoj ndihme (nuk e urdheroj) kolegut tim te kabinetit Z. Shaqir Vukaj-Minister i Mbrojtjes, ish perfaqesues ne qeveri i Partise Socialiste. Kjo shkrese as nuk eshte sekrete, dhe as urdheruese, por ne permbushje dhe perputhje te plote te misionit te Qeverise se Pajtimit Kombetar.
Si pjese e diaspores shqiptare ne Amerike, konsideroj si fatkeqesine me te madhe te tranzicionit shqiptar, mungesen e nje ligji te vecante per de-komunistizimin e politikes shqiptare, per te cilen bej pergjegjese edhe Partine Demokratike. Prandaj shoqeria shqiptare dhe parlamenti perballet sot me interpretimet dhe spekulimet e pjeses me gjakatare te regjimit komunist, sic ishin hetuesit e diktatures, te cilet planifikonin dhe ekzekutonin torturat ne paraburgim te te gjithe kundershtareve politke te komunizmit. Spartak Braho, para se te beje canten shetitese te dokumentave te marra ilegalisht nga arkivat e shtetit (sic raportohet nga mediat), duhet te jape llogari per perdorimin e paligjshem te tortrures dhe shtrengimit fizik dhe psikologjik gjate kohes kur ka sherbyer si hetues i diktatures.
Pa dashur te merrem me interpretimet boshe te Brahos, jam ne perkrahje te plote te procesit te vetingut, i cili do te skanoje individet dhe figurat publike dhe politike te shqiperise ne nivelet me larta institucionale te saj.

Ky veting pervec kapitujve te pastrimit te lidhjeve te politikaneve me krimin, apo aferave ekonomike korruptive, duhet patjeter te largoje te gjithe ish falangat dhe xhelatet e inkuizicionit komunist, pjese te te cilit eshte edhe Spartak Braho. Eshte e tmerrshme qe edhe pas 30 vjetesh shqiptaret te degjojne me ze dhe figure ne parlament kete xhelat te diktatures.
Pergjigja me e mire drejtuar Spartak Brahos dhe cantes dhe shpirtit te tij te zi, eshte thirrja ime publike drejtuar te gjithe viktimave te hetuesise se Spartak Brahos, qe te bejne publike episodet famekeqe te torturave dhe dhunimeve te orkestruara dhe ekzekutuara prej tij, dhe te gjithe bashkepunetoreve te tij ne krim. Keshtu ndergjegjesohet dhe sherohet nje shoqeri ne demokraci, dhe ne kete menyre vendoset drejtesia e munguar ndaj krimeve te komunizmit. Hapja e dosjeve penale dhe transparenca e rolit te hetuesve te tipit Braho gjate diktatures, duhet te jete nje nga kapitujt kryesor te vetingut ne Shqiperi.
Une personalisht si pjese e diaspores ketu Amerike dhe ne kuader te vetingut do ta sensibilizoje dhe informoje shtetin Amerikan dhe institucionet e diplomacise Amerikane per krimet e padenuara te komunizmit, sepse Amerika eshte dhe do te jete aleati dhe ndima e madhe e pastrimit dhe demokratizimit te shoqerise shqiptare.
Me respekt,
Belul Celo, Michigan, U.S.A.

Artikulli paraprakIlaçi natyral që shëron aknet në 5 minuta
Artikulli tjetërReceta me xhenxhefil, hudhër dhe limon për zhbllokim të artereve