Ish-kryeministri pakistanez del para një gjykate antikorrupsion

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka dalë para një gjykate antikorrupsion në Islamabad, nën akuzat për korrupsion.
Kjo ishte paraqitja e tij e parë para gjykatës, që kur ai ishte përjashtuar nga Gjykata Supreme, që pasoi një hetim se ai kishte pasuri të fshehtë financiare.
Përkrahësit e Sharif-it po brohorisnin në përkrahje të tij, brenda dhomës së gjykimit.
Gjykata ka lëshuar urdhra për dy djemtë e Sharif-it, vajzës së tij, dhëndrit dhe urdhëruan ata të dalin para tribunalit.
Sharif do të gjykohet më 2 tetor në lidhje me tri raste të korrupsionit kundër tij, të dorëzuara nga trupi antikorrupsion i Pakistanit.
Këshilltarët e tij, e akuzojnë Sharif-in dhe familjen e tij për pastrim parash, duke përdorur pasurinë e Pakistanit për të blerë prona në Londër.
Familja e tij thonë se pronat në Londër janë fituar si investim që ata e bënë me familjen mbretërore të Katarit në vitet 1980-ta.

Artikulli paraprakBasha: Rama, staf më të madh se Trump në Shtëpinë e Bardhë, s’ka para për vettingun
Artikulli tjetërÇfarë pritet nga zgjedhjet lokale në Maqedoni