Ish-kampioni i boksit po lufton me jetën në spital kundër koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë rreth një orë më parë në një njoftim për mediat deklaroi se kishte ndërruar jetë dhe personi i pestë me COVID19 në vendin tonë, duke iu referuar rastit të një 61 vjeçari me sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë që pak minuta më parë MSH, ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat, duke saktësuar se 61-vjeçari ka pësuar vdekje klinike, por po bëhen përpjekjet maksimale nga ana e mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Ndërkohë bëhet me dije se 61-vjeçari është ish-kampioni i boksit Skënder Kurti dhe ka punuar për 30 vite si trajner boksi.

Kurti është trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit kampion të Tiranës i cili po lufton me COVID 19, ndërkohë që në rrjetet sociale po shprehet mbështetja për ish-kampionin e boksit.

skender kurti

Artikulli paraprakCovid-19/ Spitali i “ferrit”, të infektuarit të shtrirë nëpër korridore
Artikulli tjetërDr.Pipero flet brenda Infektivit: Si e rikthyem në jetë 61-vjeçarin…