Ish-futbollisti flet pas shërimit nga Covid-19: Në spital s’kishte për të ngrënë, mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni…

Ish-futbollisti njëherësh dhe zyrtar i FSHF, Florian Riza, ka trteguar eksperiencën e tij pas infektivimit me COVID-19. Në një intervistë në Abcnews, Riza tregoi se në 10 mars kishte shenjat e para të virusit, e më pas u shtrua në spitalin Infektiv.

Por ai u shpreh i pakënaqur me kushtet në spital dhe sipas tij ishin të tmerrshme. Ai shtoi se aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja.

“Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi.

Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, u shpreh ndër të tjera ai.

Artikulli paraprakPropaganda Facebook-iste e Edi Ramës! Bardhi: Çfarë është duke fshehur këtë herë?
Artikulli tjetërNë rënie numri i të infektuarve me Covid-19, vetëm 7 raste në 24 orë