Ish-deputeti i PS: Të hetohet Edi Rama, është kreu i kartelit!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-miku i ngushtë i Edi Ramës, sot në opozitë të fortë me atë, Koço Kokëdhima, ka komentuar nisjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por njëkohësisht kërkon hetim edhe për kryeministrin. Sipas Kokëdhimës, Rama duhet të hetohet si kreu i kartelit të drogës që u instalua në Shqipëri nën qeverisjen e tij.
“Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që dosja voluminoze e prokurorisë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të kalojë për gjykim. Prej tre vitesh ZGJIDHJA ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, sepse ai është modeli i kryeministrit që ndërhyn personalisht dhe bën presion mbi çdo gjykatës e prokuror. Ai duhet të hetohet sepse ka udhëhequr kartelin e drogës, bashkë me Tahirin”, shkruan Koço Kokëdhima.

Tahiri kërcënon Ramën: S’e ke të lehtë të më bësh kurban
Ish-ministri i Brendshëm ka kërcënuar përmes një mesazhi të koduar direkt Ramën pas 8 orëve të procesit të seancës së parë të gjykimit ndaj tij. “Nuk është e kollajtë të bëhem unë kurbani”. Mesazhi është mjaft i qartë.
Tahiri kërcënohet për mbjelljen e vendit me drogë gjatë kohës që ai ishte ministër i Brendshëm dhe lidhjet me grupin e Habilajve. Përmes paralajmërimit të lëshuar pas gjyqit, Tahiri ka bërë të qartë se ai nuk do të lejojë që Rama ta bëjë kurban për të shpëtuar veten.
Prej kohësh Tahiri e shantazhon Ramën dhe kjo nuk është e qartë se pas këtyre shantazheve qëndrojnë prova që Tahiri nuk i ka bërë ende publike, por që paralajmëron se mund ti nxjerrë ato në rast se i rrezikohet liria e tij.
Ndaj ai po kërcënon direkt Ramën duke i kërkuar që të mbyllë procesin gjyqësor dhe ta nxjerrë atë të pafajshëm. Lufta e mafias brenda PS pritet të marrë përmasa të tjera gjatë ditëve dhe seancave të ardhshme gjyqësore.

Ajo që dihet deri tani është se Rama është i frikësuar nga Tahiri, çfarë ka bërë që ai të mos lejojë arrestimin e tij.
Saimir Tahiri është i pari zyrtar i nivelit kaq të lartë që do të përballet në një proces gjyqësor me dy akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.
Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas mbarimit të senacës maratonë te Krimet e Rënda, që e çoi për gjykim dosjen e tij është pyetur nëse e ndien veten të bërë kurban nga politika.
Tahiri ka thënë se nuk e ndien veten të tillë, ndërsa shtoi se nuk është e kollajtë që ai të bëhet “kurban”. “Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerzëve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban”, tha Tahiri.

Një mal me prova ndaj Tahirit
Ditën e djeshme u zhvillua seanca maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Seanca me dyer të mbyllura nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe u mbyll rreth orë 15:00.
Tre prokurorët e çështjes Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Çela po bëjnë parashtrimet e dosjes voluminoze me 53 fashikuj.
Organi i akuzës ka aq shumë dosje për ish-ministrin Tahiri sa është dashur një karrocë për transportimin e tyre.
Fotot e fashikujve voluminozë teksa transportoheshin me karrocë kanë bërë xhiron e rrjetit si për t’i dhënë rëndësinë maksimale mediatike, dosjes së vitit.
Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është marrë si i pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion.

rama tahiri

Artikulli paraprakBanorët e Unazës së Re: Protestën e kemi për pronat tona, shpresa jonë largimi i të droguarit 24 orë
Artikulli tjetërBerisha: Banorët e Astirit e gdhijnë në protestë para narkopolicisë së Sandër Kimikut