“Ish-aleati i ngushtë i Ramës”/ Dënimi me burg i Tahirit jehonë jashtë kufijve, ja çfarë shkruajnë mediat e vendeve fqinje

Dënimi me 3 vite e 4 muaj burg i ish-ministrit Saimir Tahiri nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave fqinje.

Kathimerini, shkruan në një artikull të saj për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm. Ajo shpjegon se si Tahiri u shpall fajtor në 2019 për shpërdorim detyre në kohën që ishte ministër, në vitet 2013-2017. Më tej, kjo media e quan ish-ministrin si një ish-aleat të ngushtë të kryeministrit Edi Rama:

“Tahiri ka qenë dikur aleat i ngushtë i kryeministrit Ei Rama. Rasti i tij, megjithatë, nuk ndikoi në popullaritetin e Ramës, i cili siguroi një mandat të tretë si kryeministër në zgjedhjet e prillit 2021.

Ndërsa edhe në Itali, mediat kanë folur për këtë dënim të bujshëm. Agjencia e Lajmeve Nova, shkruan se Gjykata e Apelit dënoi ish-ministrin socialist, duke treguar me detaje të gjithë odisenë e tij me organet e drejtësisë. Sakaq, vlen të përmendet se nga sot, ish-ministri Tahiri do të jetë në burg. Ai ka të drejtë rekursi në Gjykatën e Lartë, të drejtë të cilën avokatët e tij thanë se do e shfrytëzojnë.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fish aleati i ngushte i rames denimi me burg i tahirit jehone jashte kufijve ja cfare shkruajne mediat e vendeve fqinje%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Artikulli paraprakU gjet i pajetë brenda makinës së shkrumbuar në Kërrabë. Dalin foto
Artikulli tjetërBAFTA 2022, ja cilët janë filmat e nominuar për çmim