Isa Mustafa jep dorëheqjen nga Kryetar i LDK

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me strukturat e Partisë, Isa Mustafa ka pranuar dorëheqjen si kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vendimi tha ai vjen në respekt të votës së qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, në të cilat LDK doli forcë e tretë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kryesoi me një rezultat të thellë.

“Vota e qytetarëve është ajo e cila respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote e hapjes së rrugës së mëtutejshme për riorganizim të LDK-së unë sot e kam njoftuar se do e thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri në një periudhë shumë të shpejtë kohore, me statut e kemi 60 ditë por unë do e bëj shumë më shpejt, që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri.

Ne do bëjmë gjithë përgatitjet përmes kryesisë që ky proces të kryhet sa më me sukses.

Vlerësoj mbajtjen e përgjegjësive objektive për këtë që na ka ndodhur, unë dua ta ruaj LDK, dua që të fuqizohet dhe të rikthehet si forcë e rëndësishme politike se i nevojitet Kosovës dhe na nevojitet ne. Unë po tërhiqem dhe Kuvendi do zgjedhë kryetarin e ri të LDK”,- tha Mustafa.

Artikulli paraprakBiznesmenët-Tabakut: Ka rënë konsumi i produkteve bazë! Kriza e thellë ka prekur edhe bukën!
Artikulli tjetërBasha: Do të ulim taksat, Rama i dështuar në çdo drejtim