Inxhinieri Azmer Duleviç: Unifikimi i tarifave të ujit, do të sjellë rritje të pagesës për konsumatorin

Nga Inxhinieri Azmer Duleviç

Sipas Entit Rregullator të Ujit, një unifikim i sforcuar i tarifave në të gjithë zonën e shërbimit, që sjell më pas një rritje të menjëhershme të tyre në njësitë me tarifa relativisht të ulta, mund të sjellë reaksione të forta nga konsumatorët me pasojë ulje të normës së arkëtimit dhe ulje të aftësive likuiduese financiare të shoqërisë.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) pas rakordimit të të dhënave me OSHEE Group Sh.a, raportonte se detyrimet e akumuluara (principal pa kamata) të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 14.01 miliardë Lekë.

Nga totali i detyrimeve principal pa kamata të raportuara, vetëm ndërmarrja e UK Sh.a Durrës ka 4.93 miliard Lekë detyrime të akumuluara në vite.

Në total janë të paktën 5 ndërmarrje ujësjellës-kanalizimesh që kanë detyrimet më të mëdha të energjisë në raport me borxhin total.

Pas Durrësit e dyta vjen Vlora me 1.44 miliardë lekë, Patosi me 860 milionë lekë, Fieri me 770 milionë lekë dhe Kavaja me 760 milionë lekë. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve është një ndër ata që shfaqin performancë më të dobët dhe që mbështetet vazhdimit nga buxheti i shtetit.

“Pas dështimit spektakolar me Ujësjellësat, Qeveria ka vendosur të bëj një reformim ku nga 58 shoqëri do të krijohen 15 të tilla që do të rezultojnë nga bashkimet”.

Reforma nisi me rritjen e Ujit me 33% me Vlorën dhe do vazhdojë me Durrësin ,Fierin dhe të gjithë Shqipërinë!

Artikulli paraprakHovenier: Të frymëzohemi nga vizioni i Martin Luther King, “paqja e vërtetë është prania e drejtësisë”
Artikulli tjetërUrrejtja mund të na çojë në verbëri