Inter-Juventus në gjuhën e statistikave

Momenti i shumëpritur po vjen. Java e 4-t e Serisë A sjell në skenë një nga sfidat më të ndjera të futbollit italian. Në “San Siro” në orën 18:00 të kësaj të diele, do të luhet Inter-Juventus një përballje gjigantësh mes dy skuadrave që kanë shkruar historinë e futbollit italian gjatë këtyre dy shekujve. Quhet derbi i Italisë, pasi kjo është një nga ndeshjet që është luajtur më shumë në Serinë A. Rivaliteti mes dy skuadrave, duke filluar që nga tifozeritë është ashpërsuar akoma edhe më shumë pas skandalit Calcopolli në të cilin u përfshi Juventusi dhe këto janë detaje që e bëjnë akoma edhe më të bukur këtë sfidë. Deri tani Interi dhe Juventusi janë përballur në 193 raste në Serinë A. Bardhezinjtë kryesojnë me 87 fitore kundrejt 57 të zikaltërve, ndërkohë që 49 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Në Kupën e Italisë këto dy klube janë përplasur 31 herë mes tyre, edhe këtu Juventusi është përpara përsa i përket fitoreve, pasi ka triumfuar në 14 ndeshje, 10 janë fituar nga Interi, ndërsa 7 kanë përfunduar në barazim. Mund të ngjasojë me diçka të pabuesushme, por si për ironi të fatit, Juventusi dhe Interi nuk janë përballuar asnjëherë në një kompeticion europian. Golashënuesit më të mirë të kësaj sfide janë tre futbollistë me nga 12 finalizime secili, dy juventinët Sivori dhe Boninsegna dhe interisti Giuseppe Meazza. Alessandro Del Piero vjen pas tyre me 10 gola. Fitoren më të thellë ndaj Interit bardhezinjtë e kanë regjistruar në vitin 1961 me shifrat 9-1, por në atë sfidë zikaltërit zbritën në fushë me skuadrën e të rinjëve në shenjë proteste ndaj Federatës Italiane të Futbollit.

Artikulli paraprakAlegri: Interi, i vështirë
Artikulli tjetërBarça, goleadë ndaj Leganes