INSIG i kalon zyrtarisht kompanisë “EUROSIG”

Nënshkruhet kalimi i plotë i aksioneve të kompanisë INSIG tek kompania e njohur “EUROSIG”. Kadri Morina, një biznesmen i suksesshëm jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajonin e Ballkanit, pronari dhe presidenti i “EUROSIG”, tashmë është zyrtarisht edhe pronar i INSIG. Dje u nënshkrua kalimi i 100%  i aksioneve të shoqërisë shtetërore të sigurimeve INSIG tek kompania “EUROSIG”. Në ceremoni merrnin pjesë qeveritarë të lartë, drejtues të shoqërive të sigurimeve e të tregut bankar etj. Nënshkrimi i kalimit të INSIG tek kompania EUROSIG u bë nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Presidenti i “EUROSIG”, Kadri Morina.
Në fjalën e tij, Presidenti i “EUROSIG”, Kadri Morina tha se garanton klientët se për 25 vite do të jetë pranë tyre me shërbime edhe më të avancuara. “Të nderuar kolegë të industrisë së sigurimeve, industrisë bankare dhe pjesëmarrësve të pranishëm. Pa dashur të zgjatem shumë, dua të theksoj që është një kënaqësi shumë e madhe për mua, e cila ndër vite në përpjekje me gjithë stafin e mrekullueshëm m’u dha mundësia që të privatizojë një kompani legjendë, strategjike në tregun shqiptar edhe e krijuar vetëm në 25 vite. Një fjalë e popullit thotë që: “Është kënaqësi për prindin kur fëmija bëhet më i zoti. Me këtë rast INSIG është kompani e parë e sigurimeve që solli tulipanët e industrisë së sigurimeve shqiptare. Nëpërmjet INSIG u krijuan mbi 8 kompani, një industri e sigurimeve që për një shtet është shtylla e zhvillimit ekonomik. Risia është që një nga kompanitë e lindura nga INSIG e bleu këtë kompani të parë dhe kjo është Eurosig.
Garantoj që edhe INSIG do të jetë në treg si gjithë kompanitë e tjera me emblemën e saj të lavdishme me bordin drejtues që do të jetë i madh dhe i sigurt që punonjësit do të vazhdojnë punën të qetë. Garantoj klientët e INSIG për 25 vite që do të jemi më pranë tyre me shërbime më të avancuara dhe prej 2 muajsh kompania INSIG ka marrë asistencë nga partnerët e saj ndërkombëtar për të futur produkte të reja dhe dhënë një shtysë industrisë së sigurimeve në Shqipëri që kjo industri të jetë në nivelet më të larta ashtu siç pretendojmë t’i bashkohemi familjes së madhe Europiane”, shpreh Morina.
Kadri Morina bashkë me stafin e tij janë gati për sfidat e radhës! Bashkë me INSIG, EUROSIG bëhet edhe më i madh, edhe më i fortë, sepse EUROSIG është kompania e standardeve europiane!
“Ky është lajm! 2,222,122,000 lekë paguan Eurosig sot për blerjen 100% të paketës së aksioneve të së vetmes kompani shtetërore të sigurimeve, INSIG sh.a! 2-shat janë fat për suksesin në të ardhmen, ndërsa blerja e INSIG është punë, sakrificë dhe përkushtim!” theksohet në faqen zyrtare në FB të Eurosig, kur kompania u shpall fituese. Në muajin mars 2016, në garën e shpallur për privatizim tëINSIG u futën 4 kompani shqiptare, mes tyre ajo e sigurimeve “Eurosig”, e cila u shpall dhe fituesja, me ofertën më të lartë.

Artikulli paraprakArban Djaloshi pranon vrasjen e babait: Ishte i alkoolizuar dhe e rrihte nënën
Artikulli tjetërFaqja e parë