Iniesta: Është normale që kjo të ndodhë

Barcelona-s i ka munguar shkëlqimi në ndeshjen e barazuar 0-0 me Getafe-n, sipas Andres Iniesta-s. Katalanasit kanë dominuar në zotërimin e topit, por nuk arritën të gjenin një gol. Ky rezultat mund të ketë rihapur luftën për titull, duke parë se Atletico Madrid ka ngushtuar diferencën në shtatë pikë. “Na ka munguar diçka, por ndeshje të tilla janë normale në janar dhe shkurt”, ka thënë Iniesta. “Ishte e pamundur të merrnim tri pikët, edhe pse u munduam. Jemi me fat që jemi në garë në të gjitha kompeticionet, por për ta bërë të mundur këtë duhet të shpenzosh shumë energji”. “Ndeshje të tilla janë normale dhe ne duhet të shikojmë përpara. Do ta analizojmë lojën që kemi bërë dhe do t’i shfrytëzojmë këto ditë për të pushuar dhe për t’u kthyer në formën e duhur për ndeshjen e radhës”, ka përfunduar Iniesta.

Artikulli paraprak“Nëse Ronaldo nuk ishte i lumtur në Madrid”
Artikulli tjetërValverde: Barcelona duhet të djersijë ende për titullin