Industria e Turizmit më e goditura ngë pandemia Covid-19, Topuzi: Situata është e errët…

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi në një intervistë për Fax News tha se, industria e turizmit në këtë periudhë pandemie është goditur rëndë.

Topuzi nënvizoi faktin se situata është e errët pasi kjo industri është një industri me risk shumë të lartë, ndërkohë që shtoi se ky sektor është i fundit që do të hapet e fundit.

Po ashtu Topuzi ngriti shqetësimin se kjo industri do të ketë hapjen pas përfundimit të pandemisë ku njerzit nuk kanë shumë interes për pushime, por do të mendojnë për rifllimin e jetës.

“Është një industri që ka pësuar një godite shumë të madhe, sepse janë anulluar të gjitha udhëtimet. Industria turistike është ajo që mendohet se do të hapet e fundit, nga COVID-19. Udhëtimet sipas parashikimeve janë të fundit që do të hapen. Është një situatë e errët është një industri që nuk punon. Idustria e turizmit është me e goditur, pasi përveçse nuk paguan dot detyrimet, detyrohesh dhe të paguajë paketat e shitura. Punonjësit e turzmit janë aset dhe janë njerëz të përgatitur, lënia pa punë e tyre është një problem madhor.

Subvenciononi pagat dhe sigurimet shoqërore, në mënyrë që sot këto punonjës që po rrinë në shtëpi të mos lihen pa punë. Kushti i dytë ka qenë për specifikën që ka kjo industri ku ne jemi të detyruar që tu kthejme paketat, pra le të shtyhet. Të shtyhen edhe afatet e tatim-pagimeve. Industria e turizmit në Shqipëri pothuajse ka vetëm 60 ditë turizëm. Gati 80% janë në pjesën bregdetare. Nëse digjet ky sezon që praktikisht është i djegur, i bie të punojnë tre muaj.

Është një industri e cila ka kosto shumë të madhe dhe është shumë e riskuar. Jo çdo gjë fillon dot nga e para. Do të fillojë pas një krize pandemie që do ti gjejë njerzit më nivel minimal të ardhurash, ku shqetësimi kryesor nuk është pushimi, por është mbijetesa si do të ndërtojë jetën. Deri në fund të qershorit janë anulluar të gjitha prenotimet dhe në gusht janë anulluar prenotimet individuale që kanë. Është e pamundur që industria tua kthejë mbrapsht.”– tha Topuzi.

Sa i përket garancisë sovrane të dhënë nga qeveria për bizneset e mëdha, Topuzi tha se kjo kredi për sektorin e turizmit është e pamundur.

Po ashtu Topuzi shtoi se qeveria duhet tu jepte një pagë lufte çdo qytetari që ka mbbetur pa punë në këtë periudhë, pasi duke qenë të gjithë në një front njerzit do të kenë një mundësi.

“Ditët e fundit u qartësua situata, është një garanci sovrane vetëm për paga dhe për sektorin tonë është e pamundur. Kriza në sektorin tonë nuk dihet se kur do të vijojë, është një krizë pa fund. Çdo vend i botës me më pak të ardhura ka ndërmarrë masa për këtë sektor, por edhe për njerzit e tjerë që mbeten pa punë. Kjo bëhet për të shpëtuar ekonomine dhe jo një biznes. Duke i dhënë kredi me inters zero ti mban në këmbë një industri të tërë. Jo gjysëm-page, por të gjithë njerzit që nuk kanë punë efektive sot të marrin të gjithë një pagë lufte. Duke qenë të gjithë në një front të marrin një pagë lufte dhe të kenë mundësi që të shtrihet tek të gjithë njerzit që nuk kanë mundësi efektive.

Shpresojmë që të jemi pjesërisht në planin B të qeverisë, por nuk kemi një ide të qartë. Qeveria duhet të ketë parasysh se të gjithë masat që ka marrë Rajoni janë masa efektive që tu jepen mundësi këtyre bizneseve të marrin frymë”, tha Topuzi.

(M.Q/Faxweb.al)

Artikulli paraprakDokumenti/ PD: Mijëra denoncime për trajtim të padrejtë dhe refuzim të pagesës së luftës
Artikulli tjetërBerisha publikon videon: Statistika kriminale kundër testimit e Edvin Xhahil Mashtrimit!