Indeksi i Progresit Social, Shqipëria në vendnumëro

Pikët më të dobëta vendi ynë i ka marrë në aksesin ndaj edukimit të avancuar, tolerancës dhe gjithëpërfshirjes, lirisë personale dhe mundësive të zgjedhjes, të drejtave personale dhe cilësisë së mjedisit.
Shqipëria është renditur në vendin e 52 në Indeksin e Progresit Social 2017, të publikuar nga “Social Progress Imperative”.
Indeksi i Progresit Social është një indeks i përbërë i treguesve socialë dhe ambientalistë që mat tri dimensione të progresit social: Nevojat bazë njerëzore, bazat e mirëqenies dhe mundësitë. Indeksi i vitit 2017 përfshin të dhëna nga 128 shtete, të bazuara në 50 tregues.
Shqipëria mbetet në vendin e 52, njësoj si në raportin e vitit të kaluar, ndërsa është më mirë se disa nga fqinjët, si Mali i Zi (në vend të 54), Maqedonia (58). Në rajon kryesojnë Kroacia (36) dhe Serbia, në vendin e 45. Bosnja është hequr këtë vit nga indeksi për shkak të të dhënave të pamjaftueshme.
I gjithë rajoni renditet në zonën me progres social mbi mesataren (Kroacia është në zonën e progresit të lartë).
Shqipëria ka rezultatet më të mira (ka marrë më shumë pikë) në treguesit e ushqimit dhe kujdesit bazë mjekësor, aksesit në njohuritë bazë, furnizim me ujë, strehim, akses në informim dhe komunikim.
Pikët më të dobëta vendi ynë i ka marrë në aksesin ndaj edukimit të avancuar, tolerancës dhe gjithëpërfshirjes, lirisë personale dhe mundësive të zgjedhjes, të drejtave personale dhe cilësisë së mjedisit.
Autorë të raportit janë Michael Porter dhe Scott Stern. “Progresi social është aftësia e një shoqërie për të përmbushur nevojat themelore njerëzore të qytetarëve të saj, të krijojë bazat që lejojnë qytetarët dhe komunitetet të përmirësojnë dhe të mbështesin cilësinë e jetës së tyre dhe të krijojnë kushte për të gjithë individët që të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, thuhet në raport.
Shtetet me progresin më të madh social në botë janë Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Kanadaja, Holanda, Suedia, Australia dhe Zelanda e Re.

Artikulli paraprakKili në finale, Ronaldo në shtëpi
Artikulli tjetërAubameyang i jep lamtumirën Europës