Ilir Meta do caktojë deputetët në 2025

E gjithë lufta e Ilir Metës është që listat e deputetëve në vitin 2025 t’i hartojë ai. Duke shfrytëzuar urrejtjen e fanatikëve të Sali Berishës kundrejt PD, Ilir Meta do të akumulojë vota. E siç i caktoi ai listat për Këshillat Bashkiakë, do të caktojë edhe listat për deputetë.

Përshembull në listën e Tiranës në vitin 2025, do të garojë lista e koalicionit “Bashkë Fitojmë” – Berisha&Meta. Në 10 të parët, 5 do të jenë të Ilir Metës. Edhe një herë, si në 6 mars 2022 dhe 14 maj 2023, ndjekësit e Sali Berishës, tarafi ekonomik i tij, media e financuar prej tij, do të punojnë për Ilir Metën dhe fuqizmin e tij.

Berisha e mori Metën me 4 deputetë në vitin 2009 dhe e mbajti me 16-18 deputetë deri në vitin 2017. Në vitin 2021 LSI shkoi tek vendi, përsëri 4 mandate. Sali Berisha po e merr përsëri për ta çuar përsëri nga 4 në 18 apo 25 mandate.

Mos thoni se nuk e dinit!

Artikulli paraprakPD, Alibeaj: Të majtët kanë dashur ta asgjësojnë këtë parti, Rama armiku më i madh i shqiptarëve
Artikulli tjetërLoja dhe rezultati i trukuar i trëkëndëshit…