“Il Fatto Quotidiano” reportazh për Shqipërinë: Mirësevini në Kanabistan!

“Mirësevini në Kanabistan! Mes plantacioneve, kallashnikovëve dhe politikës. “Mekës” evropiane të marijuanës”. Është ky titulli i një reportazhi të gjatë gati 13 faqe të revistës “Millenium” që del në print së bashku me gazetën italiane “Il Fatto Quotidiano”. Në edicionin e muajit maj ka një reportazh të gjatë për Shqipërinë.
“Shqipëria është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i “barit” në kontinent. Kështu, çdo natë në brigjet e Pulias ndodh çdo natë përsëritet lufta e skafistëve me Guardia Di Fiananza. Varfëria i jep dorë kultivimit të drogës, por ky biznes vlen 4 miliard euro, një e treta e GDP-së. Ndërkohë mazhoranca dhe opozita po shkojnë drejt zgjedhjeve duke akuzuar njëra-tjetrën për marrëveshje të fshehta me trafikantët”, thuhet në hyrje të këtij reportazhi, citon lapsi.al.
Një pjesë e rëndësishme e këtij reportazhi i kushtohet Kelmend Balilit, i konsideruar taushmë si “Eskobari i Ballkanit”. Gazetarët italianë kanë shkuar deri në fshatin Stjar të Delvinës ku është edhe vendlindja e Balilit. Për gazetarët italianë është e çuditshme mbështetja politike që ai ka pasur në gjithë këto vite. Përveç hotelit të ndërtuar prej familjes së tij gazetarët hedhin dyshime edhe për lidhjet politike. Balili vetë një funksionar shtetëror, ndërsa një nip i tij është ende kryetar bashkie në Delvinë.
“Po vijnë miq”. Ishte kjo shenja që i dhanë Balilit për t’u larguar nga shtëpia, kur policia nisi kërkimin ndaj tij. Gazetarët italianë sjellin detaje nga operacionet e dështuara të policisë.
Një tjetër anë e prekur në këtë reportazh është kriza politike që mban të mbërthyer politikën shqiptare. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën. Qeveria thotë se opozita nuk e do Reformën në Drejtësi dhe mbron gjyqtarët e korruptuar, ndërsa opozita thotë se qeveria është e lidhur me kanabisin.

Artikulli paraprakPorositi vrasjen e biznesmenit, Karçini dënohet me 5 vite burg
Artikulli tjetërStrazimiri: Protestë masive, Rama i ka orët e numëruara