Iheanacho do të largohet nga Manchester City

Sulmuesi i Man.City, Iheanacho duket se do të largohet nga radhët e Citizens. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, për sulmuesin interesohet Leicester City. Madje, mes palëve është gjetur dhe akordi. “Dhelprat” do të paguajnë 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
West Ham ka arritur të rinovojë kontratën me Pedro Obiang. Spanjolli do të qëndrojë tek “Hamers” deri më 2021. Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të skuadrës.
E ardhmja e Oliver Giroud mund të jetë në Francë. Sulmuesi i Arsenalit me ardhjen e Alexandre Lacazete minutat në dipsozicion për 28-vjeçarin do të jenë të pakta. Për këtë arsye, vetë Giroud po mendon largimin nga radhët e Topçinjve të Londrës. Në ndjekje të sulmuesit është Marseille.

Artikulli paraprakUnited nuk heq dorë nga Perisiç
Artikulli tjetërDonnaruma-Milan rinovimi formalitet