Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksion rrugor Shkodër – Lezhë.
Një makinë është përplasur më një kamion si pasjë kanë humbur jeten 2 përsona. Bëhet e ditur se, viktimta janë dy të rinj 32 dhe 25 vjeçarë. Njëri nga viktimat është Gentian Toma, dhe mjeti më të cilin po udhëtonin të rinjtë kishte tragat AA 929 FF. Personi tjetër që udhëtonte me të në mjet është Robert Ejlli, i cili ka humbur jetën gjitashtu.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2.20 të natës në afërsi të Dajçit dhe sipas njoftimeve automjeti ku udhëtonin dy të rinjte ka goditur nga mbrapa kamionin.
Ja njoftimi i policisë se Lezhes:
“Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë”
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta ish deputeti i PD, Ismet Ferizaj
Artikulli tjetërSi funksionon organizata e krimit, deputeti i Ramës, anëtarit të bandës së Shullazit: Po vij të takoj…