Icardi: Qëndroj dhe fitoj te Interi

Mauro Icardi nuk largohet nga Interi. Kapiteni i zikaltërve duket se as që e mendon një lamtumirë të mundshme nga Milano. Pavarësisht se ofertat nga klubet e tjera nuk mungojnë, argjentinasi duket i vendosur se e ardhmja e tij është tek Inter:
“Çdo vit për mua thuhet se do të largohem nga Inter. Unë nuk e besoj diçka të tillë, pasi ndihem mirë këtu. Drejtuesit e klubit kanë bërë një punë të mirë, duke afruar në radhët ekipit lojtarë cilësorë. Është e vërtetë se në fillim të kampionatit patëm një ecuri të mirë dhe tani nuk mund të them të njëjtën gjë, por jam  i sigurt se sezonin e ardhshëm do të jemi më kompetitiv. Titulli kampion në Seria A dhe rikthimi në Champions League, këto janë dy misionet e mia dhe të pjesës tjetër të lojtarëve. Personalisht unë dua t’i arrij sa më shpejt këto dy objektiva me fanellën e Interit”, u shpreh Icardi.
Më tej Icardi bëri një krahasim mes dy trajnerve atij aktual të Interit, Roberto Mançini dhe ish- teknikut zikaltër Valter Mazzari: “Mançini nuk e ka harruar se dhe ai dikur ka qenë një futbollist. Është një trajner që të kupton dhe nuk të bërtet kurrë. Diferenca mes tij dhe Mazzarrit? Valter ishte një trajner më klasik, gjatë gjithë kohës vetëm bërtiste”, tha ai.

Artikulli paraprakGati projektet, bashkia Kamëz kërkesë qeverisë për ndërtimin e 3 kopshteve të reja
Artikulli tjetërAgjenti i Hysaj: E ardhmja vendoset në fund të sezonit