Ibrahimoviç nuk e zbulon të ardhmen

Zlatan Ibrahimoviç nuk e zbulon se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Gjiganti suedez që po vijon përgatitijet për finalet e Europianit, gjeti rastin të bënte humor me gazetarët që ishin të intersuar për të ardhmen e tij. “Dua që të shkruani të tjera histori për mua, në mënyrë që të kënaqem kur të t’i lexoj, sepse dua të shoh se çkush do ta shpikë historinë më interesante. Kur të lodhem, atëherë do t’ju njoftoj se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, u shpreh Ibra.
Ibra mund t’i bashkohet Jose Mourinhos te Manchester United, por nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet te Milani, pasi në klubin italian të afrohen kinezët. 34-vjeçari gjithashtu hodhi poshtë një rikthim të mundshëm në kampionatin suedez. “Nuk jam i interesuar për Ligën suedeze, jam ende shumë i fortë për t’u kthyer në këtë kampionat”, tha ai.
Mediat e kanë trajtuar me dyshim edhe të ardhmen e Ibrahimoviç në kombëtare, por vetë sulmuesi mohon të ketë vendosur t’i japë fund karrierës me Suedinë. “Nuk kam menduar për kombëtaren. Nuk kam humbur energji për këtë çështje”, tha Ibrahimoviç.
Rreth kërcënimeve për sulme terroriste gjatë Euro 2016, Ibra u shpreh i bindur se organizatorët i kanë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë një festë dhe njerëzit vetëm të gëzohen në këtë turne.

Artikulli paraprakShuhen” rreth 1000 biznese në Kosovë
Artikulli tjetërAmbasadori Lu: I zhgënjyer nga rënia e biznesit amerikan