I vihet zjarri kurorës me ullinj në Sarandë, rrezikohen banesat

Një zjarr masiv ka përfshirë një kodër me ullinj në Shelegar të Sarandës.

Nga pamjet mund të shihet se zjarri ka përfshirë hapësira të mëdha me shkurre të thata dhe po përhapet me shpejtësi.

Afërsia e zjarrit me zonat e banuara ka bërë që të shkaktohet frikë dhe panik si pasojë e flakëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të qytetit të Sarandës të cilat po vijojnë përpjekjet për neutralizimin e flakëve.

Artikulli paraprak“A do të hapen negociatat këtë vit”? Ambasadori i Gjermanisë: Nuk varet nga ne…
Artikulli tjetërPronari i kompanisë së ndërtimit i arrestuar në Malin e Zi për trafik droge, Pjerin Ndreu i jep tender 700 mijë euro