I vihet zjarri kodrave me ullinj në Poliçan

I vihet zjarri kodrave me ullinj në fshatin Vërtop të Poliçanit. Bëhet e ditur se, zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga një banor.

Zjarri ka nisur fillimisht në zonën mbi banesat e fshatit Vërtop, por i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi drejt faqes kodrinore, duke shkrumbuar deri më tani dhjetëra hektar me ullinj.

Mësohet se për shkak të zonës së thepisur kodrinore,është e vështirë hyrja e mjeteve në zonë dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrëfikës dhe vetë banorët e zonës.

Zjarri është duke përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës.ndërkohë që askioni për shuarjen e tij duket i vështirë për shkak edhe të errësirës.

Artikulli paraprakLubonja: Populli i zhgënjyer, ata që kërkojnë largimin e Berishës, impotentë politikë
Artikulli tjetërBerisha: Unë bëj betejë për PD, PD s’ka pse të bëjë betejë për mua, do jem në Kuvend të premten