I thirrën për t’i dhënë pagat, 40 shoferë e faturino hiqen nga puna në Tiranë

Edhe në Shqipëri koronavirusi ka shkaktuar deri tani dëm të madh në ekonomi ndërsa mijëra shqiptarë kanë mbëtur të papunë.

Ditën e sotme rreth 40 shoferë e faturino të linjës Qendër-Uzina e Autotraktorëve kanë humbur punën e tyre.

Mësohet se ata janë njoftuar nga drejtuesit e kompanisë që të vijnë të marrin pagën por pas mbërritjes u është njoftuar pezullimi nga puna për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Për news24 ata shprehen:

Ne na njoftuan dje për të ardhur për të marrë pagën, dhe na treguan shkresën për t’u larguar nga puna. Kemi janarin e shkurtin që kemi punu, plus marsin që është paga e luftës që ka cilësu kryeministri. Janari e shkurti s’kanë lidhje me pandeminë, kurse marsi është nga shteti.

Që prej pezullimit të linjës s’kemi pas asnjë lloj kontakti përveç telefonatës së djeshme që na u tha të vinim sot me tërheq pagën. Kurse sot na japin një deklaratë që të largohemi nga puna. Nuk e firmosim këtë dokument por do e ndjekim më tutje.

Nëse kompania s’na përgjigjet do e denoncojmë. Ne kemi kontratën e punës dhe do i shkojmë deri në fund.

Artikulli paraprakKamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama! (Video)
Artikulli tjetërNjë qytet kinez futet sërish në karantinë, e gjitha filloi nga një drekë pune